Mirëqenie

March 1, 2018 | 14:59

Faktorët që ndikojnë në çrregullimin e gjumit te fëmijët

Tregoni kujdes se si një fëmijë e kalon ditën. Kjo gjë ndikon drejtpërdrejt në gjumin e fëmijës. Në vendet perëndimore, çrregullimet e gjumit tek fëmijët janë shumë të përhapura.

Por ja disa këshilla nga ekspertët e spitalit të fëmijëve në Romë:

Çrregullimet e gjumit të fëmijës janë të pranishme në shumë familje. Vështirësitë që hasin nënat për të vënë në gjumë fëmijët nuk është se kanë shumë ndryshime. Por ka shumë arsye pse të vegjlit nuk flenë siç duhet dhe sa duhet për moshën që kanë.

Ankthi

Çrregullimet e gjumit tek fëmijët ndodhin në qoftë se ata janë në një gjendje ankthi. Përditshmëria ju krijon atyre ankth dhe sigurisht që kjo gjë ju shkakton atyre çrregullime në gjumin e natës.

Në vitin e parë të jetës

Një i sapolindur fle shumë, por edhe qëndrojnë zgjuar për periudha të gjata. Fillojnë dhe llastohen, nuk duan të hanë ushqim, kërkojnë të flasin me prindërit duke qeshur dhe shumë të tjera që prindërit i kuptojnë me kalimin e kohës.

Në vitin e dytë

Edhe në vitin e dytë të jetës tek shumë fëmijë ka frikëra të këqija. Por këto shenja janë pjesë e procesit mendor që ndodh tek çdo fëmijë.

Në vitin e tretë

Rreth kësaj moshe fëmijët i thërrasin prindërit në krevatin e tyre pasi kanë frikë nga errësira. Është një fazë normale e zhvillimit të fëmijës.

Këshilla për prindërit

Dr. Christian De Ranieri, psikologu i klinikës në Spitalin e Fëmijëve Child Jesus shpjegon se evolucioni i gjumit të fëmijës lidhet me emocionet që këta fëmijë përjetojnë.  Por ajo që ndihmon më shumë fëmijët është që prindërit duhet t’i mësojnë ata më një zakon për të fjetur gjumë. Është e rëndësishme që fëmijët të kenë një orë fikse se kur duhet të flenë. Pra ata duhet të kenë një ritual të përditshëm që t’i zërë gjumi më lehtë, pa probleme.

Pyesni veten se çfarë i shqetëson që nuk flenë gjumë

Duke u përballur me problemet që atyre u shkaktojnë pagjumësi ju kuptoni edhe çfarë duhet të bëni. Një çrregullim në gjumin e fëmijës mund të jetë se ka kaluar një ngjarje të papritur gjatë ditës. Nëse vështirësitë për gjumin e fëmijës marrin përmasa të  pakontrollueshme aq sa e pengojnë progresin e jetës duhet të konsultoheni me një psikolog.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top