Studim

March 1, 2018 | 15:08

Studim / Ndjenjat ndihmojnë kundër tumorit

Për zhvillimin e sëmundjes së kancerit, nuk ndikojnë vetëm faktorët gjenetikë dhe sjelljet që rrezikojnë për këtë sëmundje (duhani, zakonet e gabuara të ushqyerjes, ndotja e ambientit). Për zhvillimin e kësaj sëmundjeje ndikon edhe një element i tretë thelbësor, siç janë ndjenjat.

Kjo shpjegon se përse disa individë sëmuren më rëndë e përse disa të tjerë shpëtojnë. Këtë tezë e mbështet në librin e tij onkologu dhe profesori universitar i neurologjisë në Montreal, Kanada, Christian Boukaram. Sipas studimeve të fundit, përballja me pozitivitet dhe pa hyrë në dëshpërim, ndihmon pacientët që të reagojnë shumë më mirë ndaj mjekimeve dhe për rrjedhojë edhe të shërohen më shpejt.

“Duke modifikuar sjelljen e pacientëve, kam bindjen se reagimi i tyre ndaj kurave dhe ilaçeve është më pozitiv për sëmundjen”, – ka deklaruar Boukaram. “Ka shumë prova që tregojnë se humori jo i mirë nuk dëmton vetëm në cilësinë e jetës, por mund të ndikojë negativisht edhe në rezultatet mjekësore”.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr.122

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top