Marrëdhënie

May 16, 2018 | 13:20

Faktorët që shkaktojnë çrregullime me ereksionin

Nëse keni probleme gjatë marrëdhënies seksuale, nuk jeni të vetmit. 1 në 10 meshkuj vuajnë nga çrregullimi i ereksionit në një periudhë të jetës së tyre.

Ka shumë arsye pse meshkujt mund të kenë vështirësi në shtrat dhe Dr. Seth Rankin, duke folur për “Daily Star”, tregon 7 arsyet e këtij çrregullimi.

“Një burrë mund ta humbasë ereksionin për disa arsye, fizike dhe psikologjike”, shprehet doktori anglez.

 7 shkaqet që çojnë në çrregullime me ereksionin:

Alkooli. Shkaku kryesor i çrregullimit të ereksionit është konsumimi i tepërt i alkoolit

Duhani. Tymosja bën që të ulet qarkullimi i gjakut në organin mashkullor dhe të lindin problemet në shtrat

Psikologjike. Depresioni, ankthi dhe pasiguria çojnë në probleme me ereksionin. Qetësohuni, bisedoni dhe largoni energjitë negative për të rikthyer libidon

Problemet shëndetësore. Sëmundjet e zemrës, diabeti dhe obeziteti çojnë në probleme me ereksionin. Mungesa e ereksionit është shenjë për probleme të mundshme me zemrën

Medikamentet. Ilaçe të caktuara mund të krijojnë probleme në shtrat. Konsultohuni me doktorin nëse mendoni se medikamentet po ju pengojnë jetën seksuale

Testosteron i ulët. Nëse keni shpesh probleme me ereksionin, ka mundësi që të keni nivele të ulëta testosteroni

Po shikoni shumë porno. Kur shikon shumë porno, ikën interesi për seksin e vërtetë. Duke parë skena të ashpra, meshkujt nuk kënaqen dot më me seksin normal.

Burimi / TopChannel

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com