Marrëdhënie

July 24, 2018 | 12:05

Faktorët që ulin dëshirën seksuale tek meshkujt

Studimet tregojnë se dëshira e meshkujve për seks jo vetëm që është më e madhe, por gjithashtu shprehet në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë. Burimet për libidon e grave, për kontrast, janë shumë më tepër të vështira të aktivizohen.

Dihet se femrat u japin më tepër vlerë lidhjeve emocionale, në vend të një shkëndije seksuale. Por femrat gjithashtu duket se ndikohen fuqishëm nga faktorë socialë dhe kulturorë. Dëshira seksuale e femrës është ekstremisht e ndjeshme karshi ambientit dhe kontekstit social, thonë ekspertët.

Kush mendon se meshkujt janë krijesa primitive që mendojnë vetëm nga mesi e poshtë, kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Duket se ka disa gjëra që e bëjnë epshin të shembet, edhe te njeriu më i dëshiruar. Duken si gjëra të padëmshme në pamje të parë, por ndikojnë në mënyrë të rëndësishme te marrëdhënia mes një çifti.

Lotët

Jo, me sa duket, lotët nuk zgjojnë asnjë instinkt mbrojtjeje tek një njeri, por thjesht një bezdi të madhe dhe mbi të gjitha shtypjen e impulsit seksual.

Sjellja

Ai nuk ka bërë diçka që ju prisni dhe në vend që t’i thoni diçka të mirë, varni turinjtë?  Krejtësisht e gabuar! Kjo është një teknikë që çon kampionin mashkullor në ndonjë vend tjetër, që nuk është dhoma e gjumit.

Filmat pornografikë

Kjo është e drejtë; duket se, duke parë filma pornografikë shkakton te mashkulli një mekanizëm si: “Unë kurrë nuk mund të shkoj në ato nivele”, që e bën atë të braktisë fushën.

Parfume të ëmbla

Në qoftë se po përpiqeni për ta joshur atë me një xhel dushi të ri me luleshtrydhe të egra ose një krem të madh trupi me çokollatë, e keni gabim: Aroma e ëmbël dhe me shije frute të çon në kuzhinë dhe jo në dhomën e gjumit.

Soja

A e dini se murgjit ushqehen me sojë për të shtypur impulset seksuale? Duket në fakt se, kjo substancë ka aftësinë për të vrarë epshin, në mënyrë që kjo të shmanget, nuk duhet të hahet në orët e para të marrëdhënies.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top