Në fokus

July 13, 2018 | 12:41

Faktori kryesor që rrit rrezikun e sëmundjeve kronike

Sipas një studimi të ri, stresi psikologjik mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të artritit, problemeve me zemrën dhe mushkëritë. Edhe në nivele të ulëta, ai është një faktor rreziku potencial në zhvillimin e gjendjeve si sëmundja pulmonare obstruktive kronike. Shkencëtarët nga “Southampton General Hospital” arritën në këtë përfundim pasi analizuan të dhënat e më shumë se 16 mijë britanikëve.

Krahasuar me njerëzit që nuk shfaqnin simptoma të stresit, shanset për zhvillimin e artritit ishin 57% më të larta tek ata me nivele të ulëta të stresit psikologjik. Rreziku rritet me 72% për ata me nivele të moderuara të stresit dhe 110% për personat me nivele të larta të stresit, ka zbuluar studimi.

“Rezultatet tregojnë se edhe nivelet  e ulëta të stresit rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike”, thotë prof. Catharine Gale.

“Prandaj është e nevojshme ndërhyrja për të lehtësuar simptomat e ankthit dhe depresionit, për të parandaluar zhvillimin e këtyre sëmundjeve tek pacientët”.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top