Në fokus

April 11, 2020 | 8:24

“Falë koronavirusit rigjeta dashurinë për burrin tim”

E martuar, e bukur, besnike, e kulturuar, me punë të shkëlqyeshme, në pamje të parë duket se nuk më mungon asgjë, por nga pakujdesia në moshën 40 vjeçare, mendoj se u çmenda për dashuri. Unë bëra gjithçka për ta hequr qafe atë, sepse për atë nuk ka asnjë problem, por rreziku më i madh është që një grua si unë të vrapojë për të parë dikë si ai.

Kështu që sa herë që e takoja shpresoja që të ishte hera e fundit, por pa rezultat sepse sa më shumë që përpiqesha ta hiqja qafe aq më shumë ai ngulitej brenda çdo mendimi. Unë pothuajse u dorëzova, pasi jam nënë, grua, një profesioniste me famë dhe ai arrin të më bëjë të papërsosur dhe të ndihem gjithnjë e më e papërshtatshme.

Në këtë moment të vështirë vjen koronavirusi, i cili ndryshon në mënyrë të papritur pamjen e botës dhe vlerën e gjërave. Më në fund unë arrita të shpëtoj nga gjithçka e tepërt dhe e panevojshme edhe ai nuk ishte i nevojshëm vetëm shërbeu për të më bërë të sëmurë duke dashur të ndëshkoj veten time për të mos besuar se unë jetoj ose nuk meritoj gjithçka përreth meje: familjen time të bukur, ngrohtësinë e shtëpisë time, frymën nganjëherë gërhitëse të burrit të vetëm që vërtetë e kam dashur shumë, d.m.th burrin tim, kur gjërat e mëdha vijnë gjërat e vogla humbasin. Në kohën e koronavirusit vetëm gjërat autentike mund të mbesin, kështu ai është zhdukur, pasi thjesht ishte i tepërt.

 

 

Burimi / https://27esimaora.corriere.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top