Mirëqenie

October 9, 2018 | 12:47

Falë pajisjes më të fundit, sëmundja e Parkinsonit mund të zbulohet brenda 3 minutash

Gjiganti kinez i teknologjisë Tencent dhe firma mjekësore Medopad në Londër, janë bashkuar për të përdorur inteligjencën artificiale në diagnostikimin e sëmundjes së Parkinsonit.

Një kamer fikson momentet sesi pacientët lëvizin duart e tyre, për të përcaktuar shkallën e simptomave të tyre. Ekipi hulumtues ka trajnuar sistemin me video ekzistuese të pacientëve të cilët janë trajtuar nga mjekët, duke punuar me spitalin “King’s College” në Londër.

Duke përdorur teknologjinë smartphone të zhvilluar nga Medopad, shpresa është që pacientët mund të vlerësohen brenda tre minutash dhe nuk duhet të shkojnë në spital. Qëllimi është përshpejtimi i procesit të vlerësimit të funksionit motorik, i cili zakonisht zgjat më shumë se gjysmë ore.

Deri në 10 milionë njerëz në mbarë botën mendohet që janë të sëmurë me Parkinsonin dhe ky numër ka gjasa të rritet, pasi është një sëmundje e zakonshme që prek të moshuarit.

 

Burimi / gsh.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com