Mirëqenie

September 18, 2017 | 11:54

Falja mund të përmirësojë shëndetin mendor dhe fizik

Shumë njerëz mendojnë për faljen si diçka që e lënë pas dhe vazhdojnë të ecin përpara. Megjithatë, falja e vërtetë shkon një hap më tej, duke ofruar diçka pozitive – ndjeshmëri, dhembshuri, mirëkuptim – ndaj personit që ju lëndon. Ky element e bën faljen si një virtyt dhe një strukturë të fuqishme në psikologjinë pozitive.

1

Mund të ketë arsye shumë të mira për ta bërë këtë përpjekje. Studimet kanë treguar se falja është e lidhur me rezultatet e shëndetit mendor, si: ankthi i reduktuar, depresioni dhe çrregullime të mëdha psikiatrike, si dhe me më pak shenja fizike shëndetësore dhe norma më të ulëta të vdekshmërisë. Në fakt, studiuesit kanë grumbulluar dëshmi të mjaftueshme për përfitimet e faljes për të mbushur një libër; Toussaint, Worthington dhe David R. Williams, shkruan një libër në vitin 2015, “Falja dhe Shëndeti”, që detajonte përfitimet fizike dhe psikologjike.

Toussaint dhe Worthington sugjerojnë se lehtësimi i stresit është ndoshta faktori kryesor që lidh faljen dhe mirëqenien. “Ne e dimë se stresi kronik është i keq për shëndetin tonë”, thotë Toussaint. “Falja ju lejon të largoni stresorët kronikë ndërpersonalë që shkaktojnë barrë të panevojshme.”

Ndërsa lehtësimi i stresit është i rëndësishëm, Enright beson se ka mekanizma të tjerë të rëndësishëm me të cilët falja vepron me magjinë e saj. Një nga ata, sugjeron ai, është zemërimi “toksik”. “Nuk ka asgjë të keqe me zemërimin, por kur zemërimi është shumë i thellë dhe i gjatë, ndikon negativisht” , thotë ai. “Kur të shpëtoni nga zemërimi, muskujt tuaj çlodhen, ju jeni më pak të shqetësuar, keni më shumë energji, sistemi juaj imunologjik forcohet.”

Në një meta-analizë, për shembull, Yoichi Chida, MD, PhD, zbuloi se zemërimi dhe armiqësia janë të lidhura me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës.

“Falja gjithashtu mund të ndihmojë në rindërtimin e vetëvlerësimit”, shton Enright.

Ashtu si me çdo tipar njerëzor, disa njerëz natyrisht janë më falës se të tjerët. Worthington ka gjetur në hulumtimin e tij se ata që falin kanë tendencë të kenë nivele më të larta të përshtatshmërisë. Njerëzit që kanë një besim fetar gjithashtu duket se kanë një dorë të lartë në falje. “Të gjitha fetë e mëdha vlerësojnë faljen,” vëren Worthington.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top