FB

July 20, 2022 | 9:01

Familja e origjinës është prova e zjarrit të jetës sonë

Nëse mund të çlirohemi energjikisht nga prindërit tanë, jemi të gatshëm të shkojmë. Jemi të lirë. Por ta bësh këtë është shumë e dhimbshme: ndihemi sikur po tradhtojmë prindërit tanë. Dhe, në njëfarë mënyre është kështu: për shkak të karmës së tyre, ata na kanë urdhëruar të jemi në një mënyrë të caktuar, në negativë, dhe ne bindemi. Për të marrë jetën tonë mbrapsht, duhet të mos bindemi!

00

Dhe duhet të jemi në gjendje ta bëjmë pa u ndjerë fajtorë, domethënë duhet të përpiqemi të jemi të lumtur, duke e ditur se ata nuk janë, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë në këtë dimension.

Ky është hapi: të na lejojnë të kuptojmë bukurinë e jetës, të qeshim, të argëtohemi, të vlerësojmë veten, të jemi të gëzuar, të bollshëm, madje duke e ditur se kjo bie ndesh me mënyrat e tyre ekzistenciale, kundër besimeve të tyre karmike, kundër të energjisë së tyre me frekuencë të ulët.

Nëse vazhdojmë të ndjekim skenarin negativ, që në botën delikate na kanë urdhëruar ta realizojmë, tradhtojmë thelbin tonë, që është dashuria e pastër, lumturia, krijimtaria, harmonia.

Qëndrojmë në dimensionin e tretë ku janë ata.

Nga ana tjetër, nëse vendosim të shfaqim natyrën tonë të vërtetë, të rihapim zemrën dhe të zgjojmë ndërgjegjen, domosdo duhet të thyejmë paktin e besnikërisë me ta, detyrimisht duhet të mos u bindemi pritshmëritë e tyre negative, por në këtë mënyrë kthehemi në frekuencat më të larta vibruese, të cilat na përkasin neve si qenie të dritës.

Familja është prova më e vështirë për t’u kapërcyer në jetë, edhe sepse është rezultat i një mashtrimi të madh nga ana e të errëtëve, të cilët na mbajnë të fshehur dinamikën e vërtetë delikate familjare.

Nëna-jetë nuk na kërkon të bëjmë mirësi, të servilosemi, të futemi nën rrogoz, as me familjen.

Nëna-Jetë na kërkon të nderojmë jetën, duke i dhënë vlerë individualitetit tonë, të shprehim veçantinë tonë, duke kapërcyer të gjitha pengesat që na vështirësojnë rrugën, përfshirë edhe familjen e origjinës.

Zgjedhja për të qenë vetvetja është një zgjedhje e guximshme, shpirtërore dhe etike, që mund ta shtyjmë jetën me lehtësi, nga frika, ndjenja e fajit, por çmimi që paguajmë është shumë i lartë dhe do të përsërisim përvojat derisa të mësojmë të çlirojmë veten nga kushtëzimi i energjisë së familjes.

Për dashurinë ne bëhemi prindërit tanë.

Por nuk është kjo sakrifica që na kërkon Nënë-Jetë, nuk ka kuptim, është një mashtrim i të errëtëve.

Ajo na kërkon të vërtetën për veten tonë, duke kapërcyer forcat kundërshtare të energjisë dhe familja është shfrytëzuar nga të errëtat për transmetimin e karmës.

Të çlirohemi do të thotë që dashuria për veten të mposhtë çdo rezistencë, çdo demon, çdo frikë për të qenë të këqij, të gabuar, mosmirënjohës.

Dashuria për veten është e vërteta, është lidhja me të shenjtën, është kuptimi i gjithçkaje, ana tjetër është një gënjeshtër që na bën të qëndrojmë në anën e errët.

 

 

Përgatiti O.T / Burimi Dr.Lucia Goldoni Metodo Studiamo

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top