Në një portal online një grua ka ndezur një debat se sa duhet të kushtojë një dhuratë, pasi ajo vetë kishte marr vetëm ‘dhurata të lira’ nga prindërit e saj.
Duke shkruar në Mumsnet, gruaja, që besohet të jetë nga SHBA, u ankua se prindërit e saj kurrë nuk i kanë blerë asaj atë që ajo donte për ditëlindjen e saj, në vend të kësaj ata merrnin në konsideratë alternativa të çmimeve të ulëta.
Ajo tha se sjellja e prindërve të saj e kishte bërë atë ‘të mërzitur e të frustruar’, duke thënë: ‘Doja të më merrnin diçka të veçantë, por dhuratat e lira vazhdojnë. Ndihem e frustruar, e padëgjuar, dhe e pavlerësuar.’
Përdoruesit e postës ishin të ndarë në opinionet e tyre, ku disa i tregonin gruas se pritjet e saj ishin shumë të larta. Megjithatë, kishte dhe nga ata që i kërkuan gruas të ndante ndjenjat e saj me prindërit, për të provuar të ndryshonte gjërat në të ardhmen.
Disa përgjigje e akuzuan gruan se sillet si një fëmijë dhe pretendonin se ishte mosmirënjohëse – disa madje deklaruan se sjellja e saj, bënte që ajo mos të meritonte asnjë dhuratë të ardhshme.
Njëri ka thënë: “Ju tingëlloni jashtëzakonisht mosmirënjohëse dhe nëse do isha unë prindi, ju nuk do të merrni më dhurata nga unë, atëherë ju do të keni vërtet të drejtë për të qarë.”
Një tjetër shkroi: “Më vjen keq, por mendoj se duhet të rritesh pak, të lësh pas dore adoleshencën dhe të pranosh faktin se prindërit nuk e tregojnë dashurinë me dhurata ekstravagante”.
Burimi / dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.