Mirëqenie

April 4, 2018 | 14:38

Farat chia, çudibërëse për shëndetin…

Farat chia listohen tek “super-ushqimet” për një arsye të rëndësishme: Mund të jenë të vogla, por janë të pasura me një sërë vlerash ushqyese.

Vetëm 1 lugë çaji fara chia përmban 69 kalori, 5 gramë fibra, 4 gramë yndyra dhe 2 gramë proteina.

Me origjinë nga Meksika dhe Guatemala, farat chia—i.e., Salvia hispanica L., pjesë e familjes së mentes, janë përdorur që në lashtësi jo vetëm si ushqim, por edhe në mjekësi dhe produktet kozmetike.

Duke filluar nga rënia në peshë, deri tek parandalimi i osteoporozës dhe sëmundjeve të zemrës, ja për çfarë mund t’i përdorni këto fara.

Farat chia janë të pasura në fibra

Një lugë gjelle me fara chia përmban rreth 5 gramë fibra – rreth 20% e sasisë së rekomanduar çdo ditë.  Përmbajtja e lartë në fibra dietike ndihmon për të ulur nivelet e kolesterolit dhe mbron shëndetin digjestiv.

Farat chia mund të forcojnë kockat

Farat chia janë të pasura në fosfor dhe magnez – dy minerale që mund të mbrojnë kockat. Një studim i vitit 2015 ka treguar se njerëzit që marrin doza të larta të fosforit janë 45% më pak të rrezikuar të zhvillojnë osteoporozë.

Një lugë gjelle me fara chia përmban 122 miligramë fosfor dhe 47 miligramë magnez – rreth 17% dhe 15% të sasisë së rekomanduar çdo ditë.

Farat chia janë një proteinë komplete

Është shumë e vështirë për njerëzit që të sigurojnë një dozë të plotë të proteinave me një dietë vetëm me bazë bimore – proteinat që përmbajnë të gjitha aminoacidet esenciale që nevojiten për funksionimin e organizmit (Proteinat komplete gjenden zakonisht vetëm tek produktet shtazore si mishi, produktet e detit, shpendët etj).

Gjithsesi, farat chia janë një proteina komplete,  prandaj janë një zgjedhje e mirë për vegjetarianët. Për të rritur edhe më shumë dozën e proteinave, mund t’i shoqëroni këto fara me qumësht dhe bajame të shtypura.

Farat chia janë të pasura në acidet yndyrore omega 3

Farat chia janë një burim i mirë i acidit alfa-linolenik, një lloj acidi yndyror i omega 3 që mund të ofrojë mbrojtje kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Ai është një acid yndyror esencial sepse nuk e prodhon vetë, kështu duhet ta merrni nga ushqimet.

Trupi ka nevojë gjithashtu edhe për dy lloje të tjera omega 3 – docosahexaenoic acid (DHA) and eicosapentaenoic acid (EPA) – që mund të merret nga peshku dhe produktet e detit. Edhe pse trupi mund të konvertojë një pjesë të acidit alfa-linolenik në DHA dhe EPA, mund ta bëjë vetëm në sasi të vogla.

Farat chia ju mbajnë të hidratuar

Po dilni për vrap? Pini fillimisht një pije me farat chia. Këto fara kanë përmbajtje të lartë në ujë, prandaj mund të ndihmojë atletët të jenë të hidratuar. Një studim i vitit 2009, i publikuar tek revista Food Science and Technology, ka zbuluar se 1 gram fara chia mund të absorbojë rreth 12 gramë ujë.

Farat chia mund të ndihmojnë në rënien në peshë

Një studim i  vitit 2017 i publikuar tek revista Nutrition Research and Practice ka zbuluar se kur njerëzit hanë kos me fara chia, ata marrin 25% më pak kalori në vaktin tjetër se njerëzit që nuk e shoqërojnë kosin me fara.

Përmbajtja e lartë në fibra gjithashtu ndihmon njerëzit të qëndrojnë të ngopur për më gjatë.

Si ta përdorni për të rënë në peshë?

Ju mjafton një lugë kafeje me fara chia, një gotë ujë i ngrohtë dhe lëng limoni. Ujin ndajeni në dy gota, në njërën prej tyre hidhni farat e chia-s dhe lëreni për 40 minuta, do e shihni që do fitojë densitet. Hidhni më pas lëngun e limonit, përziejeni mirë dhe shtoni dhe pjesën tjetër të ujit duke e përzier. Konsumojeni në mëngjes esëll.

Burimi / https://shendeti.com.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top