Mirëqenie

September 7, 2018 | 14:08

Farat e lirit luftojnë kolesterolin e keq

Farat e lirit prej një kohe të gjatë lidhen me shëndetin e zemrës, duke qenë se përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3. Megjithatë, studimet e reja tregojnë efekt të rëndësishëm të farave të lirit mbi nivelin e kolesterolit në gjak.

Duke analizuar rezultatet e 28 studimeve, të cilat janë marrë me këtë çështje (ku janë përfshirë 1.500 meshkuj dhe femra), shkencëtarët kanë vërejtur se farat e lirit, por JO vaji i lirit, zvogëlojnë sasinë e përgjithshme të LDL-kolesterolit të keq.

Testet janë realizuar duke iu dhënë pjesëmarrësve në studim sasi të përafërt me një lugë çaji të farave dhe vajit të lirit në ditë. Veç tjerash është vërejtur se efekti më i madh kishte qenë te femrat, sidomos në periudhën pas menopauzës.

Fara e lirit përmban 55 % të saj acido-omega -3, gjë që e bën atë burimin kryesor natyral të omega -3. Farat e lirit përmbajnë sasi të mëdha të fibrave dhe kaliumit. Liri përmban dy herë më shumë omega-3 se çdo lloj peshku, që njihet si burimi kryesor i tyre.

Liri është shumë i përshtatshëm si ushqim për personat të cilëve nuk ju pëlqen të hanë peshq dhe në këtë mënyrë përmbushin nevojat për omega-3. Në qoftë se farat e lirit përgatiten në shtëpi dhe konsumohen menjëherë atëherë në pah dalin veçoritë e saj shëruese.

Për femra rekomandohet 2-3 lugë të mesme ndërsa për meshkuj 2 lugë në ditë.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top