FB

September 25, 2025 | 10:44

Farmakopolitika si fuqi e butë dhe varësia e vogël e Kosovës dhe Shqipërisë

 

Një tabletë mund të vendosë mes shëndetit dhe sëmundjes, mes sigurisë dhe pasigurisë. Në botën moderne, barnat nuk janë thjesht produkte mjekësore, por mjete strategjike të politikës ndërkombëtare. Shtetet e zhvilluara dhe Bashkimi Evropian përdorin fuqinë farmaceutike për të ndërtuar aleanca, kontrolluar tregjet dhe ndikuar tek besimi i qytetarëve.

albina-hyseniKosova dhe Shqipëria përballen me varësi të theksuar nga importi i barnave dhe mungesë të industrisë së brendshme. Vetëm rreth 15–20% e barnave në tregun kosovar prodhohen në vend, ndërsa pjesa tjetër vjen nga importi. Në Shqipëri, industria vendore mbulon pak më shumë se një e treta të tregut, duke e lënë vendin të ekspozuar ndaj krizave ndërkombëtare të furnizimit. Kjo gjendje krijon pasiguri mbi cilësinë e barnave, dobëson besimin te institucionet dhe e bën shëndetin publik peng të politikave të jashtme. Për qytetarët, mungesa e barnave jetike është burim stresi dhe pasigurie të vazhdueshme, duke ndikuar edhe në stabilitetin social dhe mirëqenien psikologjike.

Farmakopolitika lidh administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare, studimet evropiane, psikologjinë dhe teknikën farmaceutike. Sfida për Kosovën dhe Shqipërinë nuk është thjesht furnizimi me barna, por krijimi i sistemeve të besueshme dhe i kapaciteteve që garantojnë siguri, pavarësi dhe stabilitet afatgjatë. Në këtë kontekst, barnat nuk janë vetëm kapsula por ato janë armë të buta, instrumente diplomatikë dhe tregues i fuqisë së vërtetë kombëtare.

farmapolitika

Sipas të dhënave të fundit, mungesa e disa barnave jetike ka shkaktuar rritje të kërkesës për import të shtrenjtë dhe probleme në qasjen e qytetarëve në ilaçe esenciale. Kjo situatë tregon se strategjia e Bashkimit Evropian për standardizimin dhe kontrollin e tregut farmaceutik është një model që vendet e vogla duhet ta marrin seriozisht për të ruajtur shëndetin dhe stabilitetin social.

Kosova dhe Shqipëria kanë mundësi të ndërtojnë një model rajonal bashkëpunues për prodhimin dhe shpërndarjen e barnave, duke kombinuar kapacitetet e tyre dhe duke përfituar nga mekanizmat evropianë. Një investim i tillë nuk është vetëm ekonomik, por edhe politik, psikologjik dhe strategjik. Kjo e bën farmakopolitikën një fushë që duhet të studiohet dhe menaxhohet me prioritet, sepse nga tabletat e vogla varet shëndeti dhe stabiliteti i një kombi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top