Kur nuk jemi mirë emocionalisht, nëse zgjedhim të hamë ushqime të shpejta ne nuk bëjmë gjë tjetër përveçse e vështirësojmë situatën. Në një studim të kryer me 130 studentë, të cilët u përcaktuan si të shqetësuar për fizikun dhe peshën e tyre trupore, u pa se ata nuk vuanin nga çrregullimet e të ngrënit, porse lloji i ushqimit që zgjidhnin të hanin kishte ndikim në humorin e tyre. Atyre iu kërkua të shkruanin gjendjen e tyre shpirtërore dhe atë çka konsumonin në momentin që ushqeheshin. U vu re se humori i keq përkeqësohej dukshëm si rrjedhojë e konsumimit të ushqimeve të gatshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.