Posta

July 15, 2016 | 8:10

Mos vallë nuk vlen më etika?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

U mendova para se ta shkruaja këtë letër, por më vlen këshillimi juaj. Shpesh tregohem e hapur dhe e gatshme t’i ndihmoj njerëzit. Më shumë me të afërmit, të cilët i konsideroj pjesë, ashtu si familjen time. Mirëpo më pas edhe falënderimin duket sikur e fitoj me zor prej tyre. A duhet të jemi dallues edhe karshi njerëzve brenda fisit, të cilët i kemi ndihmuar sa herë që na është dhënë mundësia dhe në të kundërt reagimi i tyre ka qenë i ftohtë? Mos vallë kohët kanë ndryshuar dhe etika që unë kam mësuar nuk vlen më? E.L.

Përgjigjie:Njerëzit në çdo kohë janë njësoj. Edhe 2000 vjet më parë ka pasur njerëz mosmirënjohës (pa dashur të paragjykoj), të ftohtë, indiferentë ndaj së mirës. Kjo nuk do të thotë se mendimi dhe vepra juaj është e gabuar. Pyetja që më vjen ndërmend për çka më shkruani është: mos vallë ju vlerësoni veten tuaj nga vlerësimi që ju bëjnë të tjerët? Patjetër që kjo është një e mirë e madhe për njeriun, të ndihet i vlerësuar nga të tjerët, sepse është paracaktuar të jetë qenie sociale. Por, kur kjo sjellje kthehet qëllim në vetvete, pra, ju përcaktoni vlerat tuaja në reagimet e te tjerëve, kam merakun se do të zhgënjeheni. Jo të gjithë njerëzit e vlerësojnë njësoj përpjekjen tuaj për ata, kështu që do të duhet të jeni më realiste mbi pritshmëritë që krijoni. Provoni të mos prisni shumë prej tyre, por të shpërbleni vetveten për aktin e mirë. Kjo karakteristikë është pa dyshim diçka e vyer në personalitetin tuaj. Mos e humbisni! Kurajë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top