FB

September 15, 2023 | 8:21

Fatjona Lubonja, neuroshkencëtarja shqiptare influente në SHBA, e vetëangazhuar edhe në shtetin amë

Fatjona R. Lubonja Ed.D. Ph. Dc., studiuese, autore, mban titullin Doktor i Shkencave. Ka studiuar Edukim, Neuro-Shkenca dhe Shkenca Aplikuese në universitetin prestigjioz të “Columbia University” në New York, Universiteti Rowan, “University of Chicago School of Professional Psychology”, dhe është specializuar në Universitetin e Harvardit.

 

Është autore e shumë shkrimeve narrative dhe studimore dhe është fituese e çmimit editorial nga National Library, USA. Praktikon shkencat Neuroshkenca & Sjellje Aplikuese ABA për autizmin dhe rehabilitimin mendor. Dr. Lubonja është një zë progresiv për edukimin dhe shëndetin mendor tek fëmijët bazuar në studimet shkencore. 

Duhet akoma shumë punë për të përmirësuar sistemin e edukimit apo dhe atë legjislativ në referencë të edukimit dhe trajtimit të problemeve mendore si në shkolla ashtu dhe në shoqërinë shqiptare”. Kjo frazë më tërhoqi vëmendjen gjatë intervistës me neuroshkencëtaren shqiptare Dr. Fatjona Lubonja, e cila është një zë i fuqishëm i arritjeve progresive në fushën e mjekësisë që ushtron. Ndoshta, ngase isha unë ajo që këmbëngula dhe kërkova një përgjigje pohuese nga një eksperte e fushës.

Por fakti është fakt, dhe si i tillë, diktuar nga një doktoreshë shkencash, studiuese dhe autore librash, duhet dëgjuar me veshë të kujdesshëm. Dr.Fatjona cilëson se nevojitet “angazhimi i të gjitha shtresave të shoqërisë në mënyrë aktive, progresive, duke eliminuar diskriminimin dhe tabutë. Duhet punuar që të zhvillohet një shoqëri e hapur, tolerante dhe e pranueshme edhe për ata individë apo fëmijë me zhvillim ndryshe.

 

 

Nevojat e këtyre fëmijëve janë nga më të ndryshmet të cilat varen nga problemet shëndetësore të zhvillimit të fëmijës, vështirësitë e krijuara nga ana sociale, abuzimet, vështirësi ekonomike, shëndetësore, institucionale, dhe pedagogjike. Këto faktorë influencojnë direkt në zhvillimin e trurit të fëmijëve, në shëndetin mendor, në përmirësimin apo përkeqësimin e problemeve duke i lënë prindërit të ndihen vetëm, të pafuqishëm dhe të injoruar në kauzën e tyre të vështirë dhe humane.” 

 

 

 

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr. 183, muaji Shtator, Intervistë

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top