Dëshmi

September 11, 2023 | 9:50

Fatkeqësisht, Armenia ka vetëm një objektiv drejt Azerbajxhanit

 

 

Me këtë artikull do të doja të theksoja disa nga pikat kryesore të mëposhtme, që lidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, i cili po përballet me sfida vërtetë serioze:

anar-husynov-300x269

ANAR HUSEYNOV, Ambasador i Azerbajxhanit në Shqipëri

•Ajo që ne po vëmë re lidhur me sjelljen e palës armene prej nga nënshkrimi i Deklaratës të përbashkët më 10 nëntor 2020 është përsëritja e modelit, i cili ka mbetur tipik për këtë vend prej 30 vitesh: kinse bisedimet, kthim prapa nga marrëveshjet e mëparshme dhe, shmangja nga zbatimi i angazhimeve të marra duke iu drejtuar nga ana tjetër provokimeve të ndryshme politike, ushtarake dhe të tjera;

•Armenia është e përfshirë në një fushatë shpifëse të përbotshme kundër Azerbajxhanit, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të abuzuar me shtete të veçanta, si edhe në organizatat ndërkombëtare kundër Azerbajxhanit mbi bazën e akuzave të rreme dhe të pabaza për “bllokadë” ose “krizë humanitare”;

•Përpara se të hyjmë në detaje specifike, duhet theksuar dhe nënvizuar një gjë: Armenia, në të gjitha angazhimet përmes aktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë, si Federata Ruse, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian apo ICRC (Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq), shmanget nga negociatat reale, duke u sjellë në mënyrë të pasinqertë duke i siluruar të gjitha marrëveshjet dhe mirëkuptimet e arritura më parë;

•Armenia ndjek një qëllim: të mbështesë separatizmin në territorin e Azerbajxhanit përmes të gjitha mjeteve të mundshme ideologjike, politike, ushtarake, financiare dhe të tjera. Për këtë qëllim, Armenia përpiqet të fitojë kohë dhe duke iu shmangur hapave realë për të lejuar përparim në negociatat në të gjitha pistat;

•Situata në lidhje me dërgimin e mallrave në rajonin e Karabagut për të plotësuar nevojat e banorëve armenë është një shembull i qartë në këtë drejtim. Historia e negociatave në këtë drejtim, të zhvilluara përmes palëve të treta të ndryshme, dëshmon vetëm një gjë: Armenia nuk është e interesuar të kërkojë zgjidhjet e problemeve në tryezën e negociatave;

•Armenia abuzoi me rrugën e Laçinit për gati dy vjet e gjysmë për qëllimet e saj të paligjshme ushtarake dhe çështje të tjera. Të gjitha apelet tona jo vetëm u neglizhuan por edhe nuk u ndërmor asnjë veprim për të adresuar shqetësimet legjitime dhe të bazuara në fakte reale të Azerbajxhanit;

•Azerbajxhani krijoi më 23 prill 2023 një pikë kontrolli kufitar në kufirin shtetëror si një mjet për të parandaluar abuzimin e rrugës duke siguruar kalimin e drejtë, të kontrolluar dhe të rregulluar përgjatë kufirit. Pavarësisht nga të gjitha pretendimet, pika e kontrollit funksiononte në mënyrë shembullore, pavarësisht kushteve shumë të ndjeshme;

•Azerbajxhani i ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme palës armene për vendosjen e kontakteve të punës ndërmjet strukturave reciproke shtetërore, doganave dhe shërbimeve kufitare për të siguruar që kalimet ndërkufitare të menaxhohen në një mënyrë sa më të qetë. Kjo masë nuk ka gjetur ende reciprocitet;

•Armenia vazhdoi ta sfidonte hapur të drejtën e Azerbajxhanit për të vendosur një pikë kontrolli në kufirin e saj dhe për këtë u përpoq të shfrytëzonte Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe instanca të tjera. Armenia bëri një provokimi të hapur ushtarak më 15 qershor pasi ka dështuar në të gjitha këto përpjekje, duke pasur parasysh edhe përdorimin e intensifikuar të pikës së kontrollit nga banorët vendas armenë të Azerbajxhanit. Kjo masë vuri në rrezik jo vetëm banorët që kalonin nëpër pikën e kontrollit, por edhe personelin e Kryqit të Kuq, i cili gjendej atë moment fare në afërsi për të kryer një operacion evakuimi mjekësor të planifikuar qysh më parë;

•Kjo pasoi me një tentativë të pasjellshme për kontrabandë me automjetet e marra nga ICRC (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq), gjë që u pranua publikisht edhe nga ICRC;

•Përkundër këtyre provokimeve, kalimi përmes pikës së kontrollit për evakuime mjekësore dhe qëllime të tjera urgjente vazhdon deri në ditët e sotme. ICRC, qysh nga 15 qershori, ka kryer 27 operacione, e ku 312 banorë armenë të shoqëruar nga 208 persona (gjithsej 520) kanë udhëtuar në Armeni, ndërkohë 380 persona janë kthyer në Karabag, pasi kanë përfunduar trajtimin e tyre. Lidhur me këto operacione është regjistruar edhe kalimi i 425 automjeteve të ICRC-së në të dy drejtimet e kufirit. Ndërsa kthehen në Karabag, ata sjellin edhe mallra të domosdoshme. Pra, pretendimi se që nga 15 qershori asnjë mall nuk është transferuar në Karabag nuk ka asnjë bazë dhe thjesht nuk është i vërtetë;

•Nga ana tjetër, Azerbajxhani teksa vazhdoi të lehtësojë kalimin përmes pikës së kontrollit për evakuime mjekësore dhe qëllime të tjera urgjente, ka ofruar zyrtarisht edhe përdorimin e rrugëve të tjera për dërgimin e mallrave për të përmbushur nevojat e banorëve lokalë; 

•Kjo u diskutua gjerësisht në takimin e liderëve të 15 korrikut me pjesëmarrjen e Charles Michel. Nuk ishte rastësi që kjo çështje u pasqyrua edhe në deklaratën e z. Michel pas takimit;

•Përdorimi i shumë rrugëve në mënyrë të sinkronizuar, më 25 korrik në Moskë, ishte sërish temë e diskutimit në takimin trepalësh të ministrave të jashtëm. Azerbajxhani shprehu gatishmërinë e tij për të shqyrtuar një opsion të tillë, ashtu si përfundimisht e dha edhe pëlqimin e duhur. Ndërkohë, Armenia iku në mënyrë demonstrative nga diskutimet konkrete;

•Në vend të kësaj, Armenia, të nesërmen, bëri një provokim tjetër të para-planifikuar duke dërguar një të ashtuquajtur “kolonë humanitar” në kufi. Ky konsiderohet një provokim i pastër për të manipuluar opinionin publik ndërkombëtar dhe për të krijuar terren për hapa të mëtejshëm;

•Federata Ruse, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u angazhuan intensivisht me palët për të lehtësuar zbatimin e përdorimit të sinkronizuar të rrugëve Aghdam-Khankendi dhe Laccin-Khankendi, si dhe organizimin e takimeve ndërmjet përfaqësuesit special të qeverisë qendrore dhe banorëve vendas;

•Së fundi, më 4 gusht u arrit marrëveshje për të dyja çështjet e paraqitura. U ra dakord për hapjen e njëpasnjëshme të rrugëve dhe organizimin e takimit në Yevlakh. Të gjitha palët e përfshira, përfshirë këtu ICRC-në dhe paqeruajtësit ishin të përgatitur për të mundësuar si duhet zbatimin. Megjithatë, përsëri në momentin e fundit pala armene u tërhoq nga të dyja marrëveshjet duke krijuar pretekste të paligjshme e madje të motivuara edhe politikisht;

•Kjo u pasua nga një fushatë e intensifikuar e shpifjeve në mbarë botën për të krijuar një terren për angazhimin deri të KS të OKB-së në këtë çështje. Përpjekja e Armenisë për të shfrytëzuar KS të OKB-së për hapa anti-azerbajxhanë dështoi. Në vend të kësaj, shumica e anëtarëve të OKB-së folën kundër politizimit të shpërndarjes humanitare, kërkuan hapjen e të gjitha rrugëve për një dërgesë të tillë dhe nënvizuan domosdoshmërinë për dialog të drejtpërdrejtë;

•Azerbajxhani vazhdoi angazhimin me të gjithë partnerët për të realizuar algoritmin e mirëpritur të përdorimit të sinkronizuar të rrugëve Aghdam-Khankendi dhe LaccinKhankendi;

•Përdorimi i njëkohshëm i rrugëve Aghdam-Khankendi dhe Laccin u diskutua përsëri deri në detaje gjatë kontakteve të fundit të nivelit të lartë me Shtetet e Bashkuara. Azerbajxhani ra dakord për të shtruar në tavolinë shqetësimin e palës armene të komunikuar përmes palës amerikane që të ndryshojë hapjen e njëpasnjëshme të rrugëve në dërgim të njëkohshëm të mallrave përmes të dy rrugëve. Pala amerikane e priti pozitivisht këtë hap duke e konsideruar si një shenjë konstruktiviteti. Negociatorët përkatës të SHBA-së u ngarkuan t’ia përcillnin këtë mesazh palës armene dhe të punonin drejt realizimit të marrëveshjes. Përsëri, kjo, nuk arriti të materializohej;

•Dy kamionë të Shoqatës Kombëtare të Gjysmëhënës së Kuqe të Azerbajxhanit presin në terren për t’u shpërndarë miellin banorëve armenë;

•Azerbajxhani është i interesuar të gjejë një zgjidhje dhe e ka dëshmuar këtë në angazhimin e sinqertë me të gjithë strukturat e tyre të mira si edhe shërbimet e ndërmjetësimit. Në të gjitha rastet, pa përjashtim, pala armene ka shkelur marrëveshjet e arritura më parë me pretekste të ndryshme. Arsyeja e vërtetë është një dhe mbetet po e njëjta: zgjatja e situatës, ndezja artificiale e tensionit dhe përfundimisht prishja e procesit të normalizimit;

•Një gjë është fare e qartë dhe nuk duhet të ketë as edhe një dyshim për këtë: Fakti që Armenia përpiqet t’ia imponojë komunitetit ndërkombëtar si çështje “humanitare”, është me të vërtetë një fushatë e pacipë politike, e cila synon sovranitetin dhe integritetin territorial të Azerbajxhanit;

•Nëse situata do të ishte humanitare, ajo mund të zgjidhej shumë javë më parë në bazë të propozimit të përdorimit të sinkronizuar të rrugëve të shumta. Nën pretekstin e nevojave humanitare të banorëve armenë të rajonit të Karabakut, Armenia në thelb i mori këta njerëz peng të politikës së vet të separatizmit dhe vazhdon të përhapë idenë e intolerancës dhe urrejtjes;

•Në fakt, Armenia i ka vënë vazhdimisht pengesa Delegacionit të Azerbajxhanit të ICRC-së për të ushtruar edhe mandatin e saj;

•Situata rreth çështjes së dërgesës së mallrave nuk është e izoluar nga provokimet e shtuara ushtarake dhe politike të Armenisë, të cilat synojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Azerbajxhanit;

•Afër 10 mijë forcat e armatosura të Armenisë vazhdojnë të dislokohen ilegalisht në territorin e Azerbajxhanit. Dhjetëra tanke dhe automjete të tjera të blinduara, më shumë se dyqind artileri të rënda, duke përfshirë këtu edhe raketa të shumta, dhjetëra lloje të ndryshme të pajisjeve të radio-luftës elektronike, afër dyqind mortaja janë vendosur aktualisht në territorin e Azerbajxhanit ku është vendosur përkohësisht edhe kontingjenti paqeruajtës rus;

•Armenia ofron mbështetje teknike, ushtarake, logjistike dhe financiare për të mbështetur këto forca në kundërshtim me detyrimet dhe angazhimet e saj. Formacionet e armatosura në territorin e Azerbajxhanit financohen drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit të Armenisë;

•Ditët e fundit kanë qenë dëshmi e provokimeve ushtarake edhe më të intensifikuara të shoqëruara me rritje të ngritjes ushtarake, si përgjatë kufirit të pakufizuar ashtu edhe në rajonin e Karabakut. Armenia vazhdon e gërmon llogore të reja, ndërton fortifikime dhe grumbullon personel dhe pajisje në një përpjekje të dukshme për të shkuar drejt një tjetër aventure ushtarake;

•Kryeministri i Armenisë, pavarësisht deklaratës së mëparshme në lidhje me njohjen e integritetit territorial të Azerbajxhanit nga Armenia që përfshin rajonin e Karabakut, ndërmori një hap tjetër jashtëzakonisht provokues duke lëshuar një të ashtuquajtur “mesazh urimi” me rastin e të ashtuquajturit përvjetor të krijimit të një strukture ilegale kukulle në territorin e Azerbajxhanit;

•Kryeministri iu referua edhe një herë të ashtuquajturës “e drejta e vetëvendosjes së banorëve armenë” dhe konfirmoi se Armenia do të vazhdojë të ndërhyjë në çështjet që lidhen me këta banorë nën pretekstin e sigurisë dhe të drejtave të tyre. Si i tillë, ai në thelb anuloi deklaratën e mëparshme për njohjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Azerbajxhanit;

•Duhet kujtuar se kjo është përdorur për 30 vjet nga Armenia për të ruajtur pushtimin e territorit të Azerbajxhanit. Mesazhi i Kryeministrit nuk është gjë tjetër veçse një konfirmim tjetër se Armenia nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj Azerbajxhanit, nuk ka ndërmend të ndalojë nxitjen e separatizmit në territorin tonë me të gjitha mjetet e disponueshme, duke përfshirë këtu edhe mbështetjen politike, ushtarake dhe financiare;

•Misionet diplomatike armene të akredituara në organizata të ndryshme ndërkombëtare vazhdojnë të shpërndajnë lloje të ndryshme dokumentesh në emër të regjimit të paligjshëm, përsëri pavarësisht nga njohja e shprehur nga Armenia për sovranitetin dhe integritetin territorial të Azerbajxhanit;

•Të ashtuquajturat “zgjedhje” të planifikuara të “presidentit” të këtij subjekti të paligjshëm janë një tjetër hap jashtëzakonisht provokues. Kjo është një shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Azerbajxhanit, e nuk është aspak e pranueshme dhe e tolerueshme;

•Provokimet e përmendura nga Armenia po ndikojnë negativisht në procesin e normalizimit dhe minojnë përpjekjet e aktorëve ndërkombëtarë në këtë drejtim. Kërkohet të kuptuarit si duhet i rreziqeve dhe kërcënimeve që vijnë nga sjellja e papërgjegjshme dhe shkatërruese e Armenisë, po ashtu edhe masat e duhura për të bindur Armeninë të përmbahet nga veprime të tilla;

•Angazhimi i Azerbajxhanit ndaj procesit të paqes është i fortë dhe është dëshmuar përmes hapave të vazhdueshëm që kemi ndërmarrë si shtet prej nga nëntori 2020. Vendosmëria jonë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin tonë territorial është po aq e fortë dhe e vendosur.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top