Marrëdhënie

October 28, 2017 | 7:49

Fatmir Hysenbelliu, vetëbesimi “arma” më e fortë, personi më i rëndësishëm, babai!

 

Fatmir Hysenbelliu, apo Oni si e njohin të gjithë, është djali i biznesmenit të njohur, Irfan Hysenbelliu. I ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ në Tv Klan, zv.presidenti i IHB Group ka rrëfyer më shumë për karrierën e tij si biznesmen i suksesshëm, rreth punës e jetës, si dhe pasionet, pjesë të pandashme të përditshmërisë së tij, nga ato më frymëzueset nën ritmet e jetës që bën.

oni

Sipas Onit, sekreti për një biznes të suksesshëm është të kesh besim. “Duhet ta shohësh biznesin si fëmijën tënd që të funksionojë, dhe sigurisht, duhet të kesh stafin e duhur në krah”. Më tej Oni tregoi për raportet me të atin: “Ne jemi si shok me babanë. Ai është një person shumë i rëndësishëm i jetës sime”. Sa i takon raportit me paranë, Fatmiri thotë: “Paraja që fitohet me djersë është e çmueshme, kur ke mundësinë e ke luftuar për ato, sigurisht që do i shpenzosh, por në masë”.

ooooZv.presidenti i “Hysenbelliu Group” ka deklaruar në emisionin “Rudina” se në angazhimin e tij trevjeçar si biznesmen, ka gjetur veten, ndërsa në pritshmëritë e radhës ai ka filantropinë, si një nevojë për kategoritë në nevojë. Oni përmendi bamirësinë kundrejt personave me aftësi të kufizuara, fëmijëve të braktisur dhe atyre që kanë mungesa të theksuara ekonomike, si pjesë e jetës që na rrethon. Ky mision do të ketë vëmendjen e tij të veçantë, ashtu sikundër mjaft plane të reja në fushën e biznesit. Ai do t’i japë zë këtij misioni edhe përmes rrjeteve sociale me qëllim, të nxisë të bëjnë bamirësi të gjithë ata që kanë mundësi ekonomike.

1111Fatmir Hysenbelliu rrëfeu marrëdhënien e shkëlqyer me prindërit e tij dhe motrën më të madhe. Padyshim që këtë raport e ka bashkuar edhe më shumë një dashuri më qendrore, siç është ajo për mbesën e tij njëvjeçare.

Oni ka rrëfyer edhe sekretin e një fiziku të shëndetshëm, që flet për mirëqenien e tij. Fakti që vjen nga një e kaluar sportive, ka bërë që ai të ndjekë të njëjtin regjim ushqimor. Pa lënë mënjanë ushtrimet në palestër, si një kulturë fizike që nuk duhet të mungojë. Sipas tij: “Çdo vakt duhet të ketë proteinë, është dieta e një sportisti, por edhe që i përshtatet stilit të tij të jetës plot me angazhime e gjithmonë në lëvizje”.

zyre

Në zyrën e tij, Oni sikundër e thërrasin të gjithë, preferon të rrethohet nga detaje unike, që tregojnë për të dhe për shijet e tij. Një arkitekturë klasike më së shumti, pa lënë mënjanë detajet, simbole të fatit dhe stemën e Juventusit, skuadrës së preferuar të futbollit italian.

oniiiMakinat e shtrenjta janë një pasion tjetër i madh i tij. Ndonëse ka një nga makinat më të shtrenjta në botë, ai tregon se është shumë i kujdesshëm pas aksidentit që ka pësuar kohë më parë. “Deri në momentin që ti bën aksident, ti kujton se je i pavdekshëm”, -thotë Hysenbelliu. MClaren është makina që përdor më shumë dhe sigurisht e preferuara e tij. Përveç makinave ai ka një koleksion të markave të shtrenjta të orëve, i pëlqen të eksperimentojë në veshje dhe si një djalë i ri të ndjek trendet e fundit. Fatmiri tregon se kur është kthyer nga Italia i ka ndodhur një aksident, i cili e bëri të mendonte edhe më shumë për jetën.

Ka një mesazh për të rinjtë dhe për ata që janë të pasionuar pas shpejtësisë: “Nuk është puna sa e sigurt është makina apo sa shofer i mirë je, sepse ti nuk e di çfarë të del përpara, ndaj bëj kujdes”.

Për pjesën e shoubizit, atë që ka qarkulluar muajt e fundit në media, për njohjen e afërt me aktoren Pamela Anderson, Fatmir Hysenbelliu përgjigjet: “Kam qenë i ftuar në një eveniment që ajo organizonte. Ishin pak njerëz të ftuar. Na ka qëlluar edhe të rrimë afër, se isha i vetmi që nuk isha çift, dhe aty nisi biseda. Atë ditë që jemi fotografuar, kemi dalë nga një hotel e kemi shkuar në tjetër, pasi në Amerikë restorantet më të mira janë në hotele”. Oni tregon se ata janë miq shumë të mirë. Thotë se ajo e njeh Shqipërinë dhe mund të vijë së shpejti, në një festë më të madhe që ai dhe familja e tij do organizojnë. Ai flet edhe për raportin me femrat. Aktualisht nuk është i dashuruar, por që sigurisht i ndodh të jetë gjithmonë ‘i gjuajtur’ dhe i kërkuar prej tyre.

Ndërkohë për takimin me këngëtaren Nicole Scherzinger, Hysenbelliu tha se nuk mban kontakte me të, por nëse do ta ftonte në Shqipëri, ajo nuk do ta refuzonte. “Me Nicol kemi një shoqe të përbashkët. Rastisi në një festë në Ibiza. Me Nicol nuk kam kontakte. Por edhe ajo nuk do refuzonte të vinte në Shqipëri”, tha Hysenbelliu.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com