Vaksina Covid, me një dozë të vetme, e Johnson & Johnson siguron mbrojtje të fortë kundër virusit dhe mund të zvogëlojë ngjitjen nga njerëzit e vaksinuar. Kjo u deklarua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në një analizë të re të postuar në internet dhe të raportuar nga media amerikane. Vaksina është 72% efektive në SHBA dhe 64% në Afrikën e Jugut.
Vaksina anti-covid e Johnson & Johnson “me një dozë” u duk e sigurt dhe efektive, sipas stafit të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave. Kjo hap rrugën për miratimin e saj për përdorim emergjent. Grupi i ekspertëve të pavarur të FDA do mblidhen të Premten për të vendosur nëse do ta miratojnë vaksinën.
Vaksina J&J u gjet të ishte 66% efektive në parandalimin e covid-19 në një studim global që përfshinte rreth 44,000 njerëz. Efektiviteti i saj varionte nga 72% në Shtetet e Bashkuara në 66% në Amerikën Latine, deri në 57% në Afrikën e Jugut, ku është përhapur një variant i ri. Kjo vaksinë është përgjithësisht 85% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.
Mbrojtja është aktive 14 ditë pas marrjes së vaksinës. Tre marrës të vaksinës përjetuan efekte anësore të rënda gjatë provës, por FDA tha se analiza e saj nuk ngriti shqetësime specifike të sigurisë që do të përjashtonin lëshimin e një autorizimi të përdorimit emergjent.
Burimi / HuffPost.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.