FB

July 18, 2023 | 7:45

Femicidi: pse vritemi pavarësisht denoncimeve?

Çdo vit ka dhjetëra viktima të femicideve. Jetët e tyre thuajse gjithmonë thyhen nga fytyra të njohura, të cilat, më shpesh, ishin denoncuar. Pse ndodh kjo?

j

“U gjet e vdekur e reja që kishte denoncuar ish-in”, “Vritet nga partneri dhunues: ishte drejtuar në polici”, “Gjyqi për dhunë në familje, burri mbyt gruan”… Janë tituj që ngjajnë dhe që nuk do të donim kurrë t’i lexonim. Në fakt, shumë e shumë herë sistemi ngec dhe pavarësisht se viktimat ndjekin procedurën e kërkuar nga ligji, ato nuk mund t’i shpëtojnë dhunës në familje dhe vdekjes nga dora e njeriut që i kishte denoncuar. Mjafton të kërkosh në portalet e vëzhguesve të pavarur për të gjetur dhjetëra histori që kanë të njëjtat konture dhe që përsëriten vit pas viti: shifra që vetëm rriten.

 

Për çfarë bëhet fjalë kur flasim për feminicid?

Feminicidi është shprehja maksimale e dhunës së mashkullit ndaj grave: një dhunë që buron nga stereotipet gjinore. Me termin “feminicide” media dhe institucionet tregojnë një dinamikë precize të pushtetit mashkullor, i cili kur arrin kulmin e tij përfshin vdekjen e gruas, prandaj nuk i referohet gjinisë së viktimës por motivit.

Jo të gjitha gratë që vriten janë viktima të femicideve. Shumë elaborime të fundit politike identifikojnë gjithashtu me femicidin dinamikën e dhunshme që nuk përfundon me vrasjen e gruas, por edhe, për shembull, përdhunimin ose vrasjen e djemve dhe vajzave të gruas që dhunuesi synon të godasë.

Dhuna me bazë gjinore është rezultat i një trashëgimie kulturore e cila imponon një dallim të qartë midis roleve të burrave dhe grave (binare) dhe sipas së cilës njëri zotëron dhe dominon mbi tjetrin: kur një burrë i dhunshëm percepton se gruaja po largohet nga zotërimi i tij, ai përpiqet ta ndalojë në çdo mënyrë, madje duke i dhënë fund jetës së saj. Dhe nuk është domosdoshmërisht partneri: është femicid edhe kur një baba vret vajzën e tij, një vëlla motrën e tij, sepse ajo nuk i nënshtrohet rregullave që ai vendos.

j1 

Të vdesësh nga feminicidi pas denoncimit

“Autorët marrin dënime të moderuara, dënime për të cilat është parashikuar pezullimi pikërisht për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër, pavarësisht nga vepra penale”. Njerëzit që punojnë në shërbimet sociale dhe qendrat kundër dhunës kanë ide mjaft të qarta. Disa burra u dënuan me dy vjet dhe më pas u pezullua dënimi, në atë moment ata ishin të lirë të ktheheshin dhe të rrihnin gruan që i kishte denoncuar, për të mos thënë që disa janë të etur të hakmerren”, thotë një ndihmës social. Ndonjëherë masat janë parandaluese dhe jo ndëshkuese, si për shembull detyrimi për të mbajtur një byzylyk elektronik që monitoron lëvizjet e personit të dhunshëm. “Në pritje të gjyqit, sigurisht”, vazhdon punonjësi social. “Megjithatë, me fillimin e gjykimit, masa e sigurimit shuhet: në atë moment, nëse ai nuk përfundon në burg, por dënohet me arrest shtëpie, Gjykata nuk merr parasysh distancën reale nga shtëpia e viktimës. Dhe sapo të kenë mundësi, merrni me mend ku vrapojnë?”. Por ndodh edhe që gjyqi të përfundojë në ngërç: nga pezullimi i dënimit sepse ishte krimi i parë “deri në presionin për të gjetur një ndërmjetësim për të mbajtur familjen të bashkuar”, siç tregojnë operatorët e qendrave kundër dhunës.

j2 

A është e mundur një marrëdhënie pas ankesave dhe terapive?

Ata që synojnë t’i japin fund dhunës, shkëputen nga dhunuesi, ikin në shtëpitë e strehave të veçanta dhe të afërmve ose, pasi kanë përfshirë policinë, lëvizin në shtëpi me adresë sekrete, duke marrë me vete edhe ndonjë fëmijë të mitur. “Por shumë gra që në parim janë të vendosura kanë momente dështimi, ato janë emocionalisht të brishta sepse abuzimet fizike të kryera prej vitesh shoqërohen pothuajse gjithmonë nga ato psikologjike ose ekonomike. Ndihmon dhunuesin që të krijojë tek viktima ndjenjën e të qenit totalisht e varur prej tij, të pavlerës nëse jo me të”, nënvizojnë punonjësit socialë. “Abuzuesi, nga ana tjetër, është më shpesh se jo një përsëritës që zbaton të njëjtën sjellje për të gjithë ata: shpesh zbulojmë ankesat e bëra nga partnerët e mëparshëm dhe e dimë se ata do t’i keqtrajtojnë gratë që vijnë më vonë”.

 

 

Burimi Alfemminile / Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top