FB

April 4, 2022 | 12:00

Fëmija dhe vetmia, ja cilat janë pasojat e saj

Vetmia është një problem shumë i madh i njeriut. Ajo nuk e lejon njeriun të komunikojë si me veten edhe me tjetrin, e izolon dhe e bën të huaj edhe me njerëzit, që i do më shumë. Dhe natyrisht, rrënjët e vetmisë gjenden në fëmijëri, në mirërritjen e fëmijës.

Nga Lira Gjika

Në shtresat e varfra fëmijët vuajnë mangësitë që krijon mbijetesa, ndërsa në shtresat e kamura, fëmija vuan nga frika e përgjegjësisë që për fat nuk di as kuptimin e kësaj fjale. Dhe kështu edhe pse është midis njerëzve, në krahë të prindërve, shpesh, ai është i vetëm. Sa herë prindër dhe gjyshër të acaruar që fëmija nuk u bindet, mërziten, i bërtasin deri e godasin, madje i thonë: “mos qaj se të vdiqa”.

Dhe në këto çaste fëmija është më i vetëm se kurrë. Por e keqja nuk ka mbaruar, gjyshërit, nënat e baballarët, vazhdojnë duke i thënë:- “djalë i keq apo vajzë e keqe, kështu siç bën ti, nuk do të dojë njeri”. Natyrisht që nuk është e lehtë të përballosh një fëmijë, pasi ka një energji shumë herë më të madhe se të rriturit, por i rrituri duhet të dijë të kanalizojë nervozizmin dhe zemërimin e tij e të qetësojë fëmijën.

Është ky qetësim, që shmang ndjenjën e vetmisë te fëmija dhe nuk lejon gjymtimin kur të vijë adoleshenca apo më vonë të jetë një i rritur i trishtuar, që ngecet në rrjetet e gjithfarë dipendencash. Nëse fëmija do të mbetet vetëm me fajet e paemërtuara, në shpirtin e tij do të marrin rrugë turpi nga vetja, mosbesimi dhe vetmia, të cilat ndërtojnë muret e heshtjes, që pengojnë pikërisht komunikimin me tjetrin, duke filluar me nënën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top