Këshilla & Arsye

July 27, 2017 | 9:16

Fëmija fillon të qajë, sepse ka urinuar në shtrat? Tregojini këtë përrallë

Ani 3 vjeç, sapo u zgjua në mëngjes nga gjumi, kontrolloi veten, prapë ishte lagur. U mërzit aq shumë dhe filloi të qajë. Menjëherë erdhi mami dhe e pyeti: – Po qan se je lagur? Mos u mërzit, – vazhdoi mami. – Po të tregoj përrallën e trurit dhe fshikëzës së urinës apo qeses së çiçit. 

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Truri drejton çdo proces në trupin e njeriut. Ai e realizon këtë kontroll nëpërmjet postierëve të shumtë që ka në dispozicion. Ata shkojnë në çdo cep të trupit duke çuar komanda. Një postier punon vetëm për vezikën urinare apo “qesen e çiçit”. Kur njeriu është i vogël si ti Ani edhe postieri është i ri dhe nuk mund të eci shpejt, sepse nuk e di mirë rrugën dhe kështu komanda që i dërgon truri “qeses së çiçit” arrin me vonesë në destinacion.

Pas moshës tre vjeç, postieri fillon edhe bëhet më i shpejtë e më i zoti, e njeh mirë rrugën dhe blen edhe një makinë dhe kështu e dërgon më shpejt komandën dhe “qesja” nuk e hap “derën” para kohe, fiton kontroll. Natën truri nuk fle, por punon edhe më shumë dhe i çon vazhdimisht komanda qeses së çiçit, që të mos e hapë derën pa dëgjuar zilen e postierit, por qesja qëllon gjumashe dhe nuk e dëgjon zilen kur vjen postieri, prandaj urinojmë pa e kuptuar siç të ndodh ty Ani.

Atëherë truri vendos dy roje dhe u ngarkon detyrën që të zgjojnë qesen kur i bie ziles postieri që ta hapi derën në kohën e duhur. Por ndodh që edhe rojet duke mos qenë akoma profesionistë të mirë, i zë gjumi. Por me kalimin e kohës ata të gjithë rriten së bashku, rojet, postieri, qesja e fëmija, dhe bëhen shumë të zotë siç po përpiqesh ti Ani të bëhesh dhe do ia dalësh shumë shpejt, përfundoi përrallën mami duke përkëdhelur kokën e Anit që tashmë ishte qetësuar. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top