Mirëqenie

July 27, 2017 | 9:21

Receta natyrale në kushte shtëpie kundër celulitit

1

Bajame dhe kafe

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Përbërësit: kafe, vaj bajame i ëmbël, një tas i përshtatshëm për mikrovalë, letër transparente kuzhine.
Përgatitja: Hidhni kafen në një tas dhe ngroheni në mikrovalë për 15 sekonda. Masazhoni direkt me masën e ngrohtë vendet më të prekura nga celuliti, ku keni aplikuar më parë vajin e bajames për të lejuar kafen të veprojë më mirë. Mbështillni me letër transparente kuzhine vendet që keni masazhuar sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që kafeina të absorbohet nga lëkura duke minimizuar celulitin. Lëreni të paktën dhjetë minuta, pastaj hiqni letrën dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Gështenja

Përbërësit: 500 gr gështenja, një lugë gjelle kanellë pluhur, një grusht rozmarinë, lëkurë portokalli, 10 pika vaj esencial selvi, 10 pika vaj esencial limoni, 10 pika vaj esencial barbarozë
Përgatitja: Vendosni rozmarinën në një tenxhere me 2 litra ujë të valë. I hiqni nga nga uji, shtoni gështenjat dhe i gatuani deri sa të përfitohet një masë si krem. Shtoni lëkurën e portokallit, të copëtuar. Masën e përgatitur lëreni në frigorifer për disa orë. Pastaj shtoni vajrat esenciale duke i përzier me masën. Aplikoni kremin e përgatitur në zonat më kritike dhe mbulojeni me letër transparente kuzhine. Pas gjysmë ore, shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Livando, qitro dhe hedra (Edera helix)

Përbërësit: Një shishe 50ml, 12 pika vaj bajame të ëmbël, 5 pika vaj esencial grejfrut, 5 pika vaj esencial livando, 10 gjethe hedra
Përgatitja: Vendosni 10 gjethe hedre në një filxhan me ujë të ngrohtë dhe i lini ato për 20 minuta. Hiqini nga zjarri dhe i lini të qëndrojnë për 20 minuta. Hiqni gjethet dhe i vendosni ato në mikser me 5 pika vaj bajame të ëmbël. Vendosni mënjanë lëngun e gjetheve të ziera. Përzieni vajin e bajames me vajin e geifrutit, vajin e livandës dhe pesë pika nga lëngu i gjetheve të hedrës të ziera. Aplikoni gjethet e përgatitura në mikser në zonat e prekura nga celuliti. I mbuloni me letrën e kuzhinës. Shpëlajeni pas 30 minutash dhe pastaj aplikoni përzierjen e vajrave duke masazhuar zonat e prekura nga celuliti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top