FB

September 19, 2024 | 7:43

Fëmija im i do të gjitha lodrat për vete. Si të veproj unë si prind?

Konsiderojeni si një sjellje normale refuzimin e fëmijës për të ndarë gjërat e tij me të tjerët pasi e tillë është. Në përgjithësi fëmija e mëson konceptin e ndarjes së gjërave rreth moshës 3-vjeçare, por do t’i duhet më tepër kohë të mësojë ta praktikojë. Ai fillon të mësojë po në këtë moshë ndjenjën e empatisë, pra mënyrës si tjetri mund të ndihet nga një veprim i caktuar, por do të jetë e vështirë t’i rezistojë impulsit të tij. Shumica e fëmijëve deri në vitin e 4 të jetës vendosin nevojat e tyre para dhe mërziten kur dikush i merr sendet që duan. Në vend që të mërziteni nga këto sjellje të fëmijës duhet të kuptoni se kjo është një fazë drejt maturimit.

1

Si ta mësoj fëmijën të ndajë gjërat me të tjerët?

  • E ktheni në formë argëtimi. Bëni lojra duke ndarë lodrat me njëri tjetrin, për shembull një lojë formuese. Mos garoni por ndihmoni tjetrin ta zgjidhë.
  • Mos e ndërshkoni fëmijën nëse nuk do të ndajë sendet me dikë tjetër. Edhe pse mund të ndiheni në siklet kur ai nuk ja jep një lodër shokut e vetmja gjë që do të bëni nëse e forconi apo e bëni të ndihet egoist është perceptimi i gabuar i të ndarit të sendeve. Në momentin që fëmija do të ndihet në siklet do ta ketë të vështirë të mësojë një aftësi dhe nga ana tjetër ju duhet të pranoni se një lodër ai nuk do të dëshirojë ta ndajë asnjëherë. Me rritjen do të kuptojë si funksionon argëtimi në grup.
  • Mos e lini të tejnxehet situata. E largoni fëmijën para se të fillojnë krizat e të qarave nga loja me shokët e tij. I shpjegoni se fëmija tjetër nuk ka dëshirë që ai të luajë më me lodrën e tij prandaj duhet të gjejë një tjetër.
  • I tregoni fëmijës duke e siguruar se ndarja e lodrave nuk nënkupton që fëmija tjetër do t’i përvetësojë.
  • Respektoni fiksimet e fëmijës tuaj. Ai mund të ketë të shenjtë një lodër apo veshje dhe nuk duhet ta detyroni absolutisht ta ndajë me dikë tjetër.
  • Jepni një shembull të mirë. E ndani akulloren me të, e pyesni nëse mund të provoni si dukeni me kapelen e tij të re. Pra ai duhet të mësojë nga ju konceptim e ndarjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top