FB

March 16, 2022 | 8:15

Fëmija nuk bën gabime

Fëmija, djalë apo vajzë qoftë, vetëm po eksperimenton për të njohur veten dhe mjedisin ku është pjesë. Prindërit apo zëvendësuesit e tyre, janë aty jo që ti ndëshkojnë, por nëpërmjet fjalës ti shpjegojnë fëmijës gjërat që nuk i di dhe ti japin kohën e duhur për t’i përvetësuar.

Nga Lira Gjika

Prindërit duhet të njohin e të dinë se çfarë ndodh në mosha të caktuara dhe si reagon një fëmijë në mosha të caktuara. Të rritur, mos harroni fëmija po ndërton mekanizmat e të rriturit. Nuk është i rritur. Nuk e shikon botën dhe gjërat si i rritur.

Ashtu si për të rriturin që në fillim të një eksperience të re, nuk është i sigurt dhe i saktë siç dëshiron, i duhet pak kohë që të mund të veprojë e mendojë i lirshëm, e njëjta gjë ndodh edhe me fëmijën. Kur një i rritur ka nevojë për kohë po fëmijës pse insistojmë që të jetë i saktë e i përkryer pa u rritur?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top