Marrëdhënie

December 4, 2017 | 11:30

Fëmija nuk bindet? Mësoni si të trajtoni këtë sjellje

Edukimi i fëmijëve është një detyrë e përditshme dhe madje edhe nëse keni më shumë se një, nuk ka standard, pasi çdo fëmijë ka një personalitet të ndryshëm. Kujdesi dhe komunikimi janë dy faktorë parësorë në rritjen e fëmijëve.

Nëse keni një fëmijë që ju sfidon, duke refuzuar t’u bindet rregullave të shtëpisë, ai mund të ketë nevojë për vëmendje të veçantë, durim dhe përkushtim.

Nuk ka mënyrë të shpejtë ose të thjeshtë për ta bërë atë të kuptojë se si funksionon jeta në shoqëri. Edhe nëse jeni një prind i ngarkuar me punë, gabimi juaj më i keq është trajtimi i fëmijës me indiferencë ose si i rritur.

1

Vëmendje, respekt dhe durim

Fëmijët duhet të shihen si nxënës, e jo si të rritur, që po shkelin rregullat që tashmë i njohin. Prandaj, prindërit duhet të jenë të durueshëm, megjithatë, ata duhet të kombinojnë durimin me kufijtë e nevojshëm për fëmijët që të kuptojnë se sa larg mund të shkojnë. Gjithmonë me vëmendje dhe respekt, në mënyrë që këto karakteristika të përsëriten prej tyre.

Një dështim i madh i prindërve është të besohet se fëmijët nuk e kuptojnë kur ato nuk shpërfillen ose nuk respektohen. Trajtimi i një fëmije me vrazhdësi, qoftë i vetëm ose përpara njerëzve të tjerë, do ta dëmtojë atë, duke krijuar një pikëpamje negative dhe një mungesë besimi, duke gjeneruar mosbindje.

Njihuni me TOD

Ka situata ku mosbindja e fëmijës bëhet e pakontrollueshme për prindërit, duke u zhvilluar në agresion. Në këtë rast, është e vlefshme të mendosh që fëmija vuan nga çrregullimi sfidues, i cili manifestohet në moshën 6 ose 8 vjeç.

Fëmijët me TOD nuk i përgjigjen mirë fjalës “jo”, qoftë në shtëpi, në shkollë, apo në mjedise të tjera shoqërore. Ata vazhdimisht janë të pabindur ndaj figurave të autoritetit. Ata kalojnë nëpër çaste të shpërthimeve të zemërimit, kërkojnë mënyra për të zemëruar njerëzit dhe për t’i fajësuar ata për situata të gabuara.

Trajtimi i kësaj i këtyre sjelljeve është i vështirë. Ky çrregullim është një patologji psikiatrike që bashkon faktorët gjenetik dhe mjedisor. Prandaj, edhe pse fëmijët janë të predispozuar ndaj problemit, qëndrimi i duhur i prindërve mund ta bëjë atë që të mos shfaqet kurrë, ose në një mënyrë shumë të lehtë.

Nëse prindërit nuk dinë të përballojnë, një psikiatër ose psikolog mund të ndihmojë pa nevojën e ilaçeve, por me ushtrime dhe praktika të përditshme që nxisin ndjeshmërinë dhe ndërgjegjësimin e fëmijës për botën rreth tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top