Marrëdhënie

December 8, 2017 | 9:53

Fëmija nuk di të bëjë pyetje

Small boy talking to his mother

Kur fëmija tregon diçka, të rritur, prindër, dëgjojeni me kujdes, pasi më shumë po pyet sesa po tregon. Fëmija 5 vjeç nuk di ende të bëjë pyetje, për këtë arsye ai përdor të vetmen mënyrë që di, të tregojë. Dhe kjo, sepse edhe prindërit kështu bëjnë, i tregojnë.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Në moshën 4-11 vjeç, mosha e “pse-ve” pafund dhe e “vlerave”, është faza që fëmija mëson të ndërtojë strukturat që lidhin fjalën me kuptimin, veprimin, vlerat dhe shkakun. Pra po ndërton skemat shkak pasojë dhe të vlerave. Për fat të keq ne të rriturit kur dëgjojmë fëmijën, harrojmë që fëmija në fakt kërkon një ndihmë nga ne për t’u sqaruar, ndërsa ne qëndrojmë të hutuar ose indiferent. Shpesh prindërit, të rriturit, duke u kapur në befasi nga fjalët e fëmijës ngecin dhe nuk dinë se si të veprojnë. Reagimet e tyre janë disa formëshe. Ka prindër që kur nuk dinë si të sillen heshtin, ndërsa të tjerë reagojnë, duke qeshur dhe të habitur. Gjithashtu është dhe kontigjenti që bërtet, që është dhe më i madhi. Në të gjitha rastet fëmija mbetet konfuz.

Prindër kur dëgjoni fëmijën, mos ngecni te fjalët e tyre, por mendoni se çfarë do të thoni, pra mendoni përgjigjen. Kur nuk e dini, i thoni fëmijës me qetësi se nuk e dini dhe vazhdoni:- por mund ta lexojmë te libri apo mund të pyesim një njeri që di të japë një përgjigje të saktë. Kur e dini tregojani se “unë e di kështu” dhe thoni variantin tuaj. Ajo që duhet të keni parasysh është: asnjëherë mos u nxehni, të bërtisni apo të përdorni fjalën “turp” edhe sikur të jetë një fjalë apo veprim që i përgjigjet kësaj fjale.

Duhet ta dini se fjala “turp” është edhe mënyrë të ndjeri dhe të qeni, kështu nuk duhet lejuar të keqpërdoret si fjalë pa vlerë.

Fjala “turp” në fakt duhet të jetë konkluzion që duhet ta arrijë vetë fëmija, natyrisht nëpërmjet edukimit. Edhe një gjë të fundit, prindër që të jepni përgjigjen e duhur dhe të mos ndodhë shkëputja prind-fëmijë apo i rrituri-i parritur, është mirë të njihni moshën e fëmijës suaj: çfarë karakteristikash ka dhe si mund të ndërrtojmë një marrëdhënie të vazhdueshme. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top