FB

August 26, 2022 | 8:00

Fëmija nuk duhet korrigjuar, as kur flet, as kur shkruan!

Edhe pse fëmija tashtmë ka fituar aftësinë e të folurit ai përsëri paraqet vështirësi në të shprehurin e saktë qoft të fjalës qoft të fjalisë.

Nga Lira GJIKA, psikologe

Të rriturit ndërhyjnë duke korrigjuar për të saktësuar të folurën. Nderhyrja e të rriturit për përvetësimin dhe fuqiziminin e fjalës tek fëmija është e domosdoshme, vetëm duhet patuar parasysh që nuk duhet nderhyrë me korrigjim apo me shprehje mohuese “ jo, nuk e the apo shkruar mirë kështu”. Fëmija nuk duhet korrigjuar, as kur flet, as kur shkruan. Fëmija duhet inkurajuar dhe nxitur, duke vazhduar demostrimin e modelit, si me fjalë ashtu edhe me të shkruar. I rrituri, prind apo edukator, i drejtohet në mënyrë pohuese, “po” dhe vazhon me varjantin e drejt të fjalës apo fjalisë dhe nëse fëija është duke shkruar e nxit ta verifikoj tek modeli i dhënë. Ashtu si i rrituri, del para pasqyres dhe i përmirëson vetë mangësitë apo difektet, që konstaton, pra verifikon në pasqyrë dhe rregullon te vetja, ashtu duhet të veprojë edhe fëmija, të arrijë vetë, shqiptimin e fjalëve dhe shkrimin korrekt të tyre. Po u korrigjua nga i rrituri, në fakt nuk do të ndodhë korrigjimi, por vritet kurajo dhe vulletin për të mësuar, menduar dhe shprehur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top