Këshilla & Arsye

November 3, 2017 | 10:18

Fëmija preferon vetëm një lloj ushqimi: A ka ndonjë zgjidhje?

Në moshën 1-2 vjeç, fëmija fillon të shfaqë preferencë të fortë për ushqime të caktuara.

Ai mund të dëshirojë të hajë një ushqim gjatë gjithë kohës dhe të mohojë çdo gjë tjetër. Për shembull, ai mund të ndërpresë tërësisht mishin dhe të kërkojë kos dhe fruta. Një javë më vonë, ai nuk do më kos, por vetëm fruta. Mos u shqetësoni për këtë!

 Asnjë ushqim nuk është i pazëvendësueshëm dhe gjithmonë ekziston një alternativë ndaj asaj që fëmija hedh poshtë. Mos shpenzoni orë për ushqime që ato ndoshta nuk do t’i hanë. Ndiqni mënyrën më të lehtë dhe i servirni atë që dëshiron.

Nëse ndonjë ushqim nuk i pëlqen, jepni diçka tjetër që ju e dini se i pëlqen dhe është po aq ushqyes. Nëse fëmija tregon një dëshirë të zjarrtë për ndonjë ushqim, duke u përpjekur ta mashtroni, përfundimisht do të përfundojë në mohimin e ushqimeve të tjera.

Kur të filloni një ushqim të ri, zgjidhni një kohë që është i uritur dhe ka më shumë gjasa ta pranojë atë. E vetmja gjë për të cilën duhet të jeni të kujdesshëm është mospërjashtimi i një grupi të tërë ushqimesh nga dieta e tij.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top