FB

July 10, 2023 | 8:05

Fëmijët dhe gjumi i drekës, pediatrja Lira Gjika: “Duhet të hiqet patjetër”

 

Rëndësia e orareve të gjumit për fëmijët jo gjithmonë respektohet nga të rriturit. E ftuar në emisionin “Ditë pas dite” në RTSH, pediatria Lira Gjika ka dhënë disa këshilla tepër të vlefshme, duke u shprehur se gjumi i drekës për fëmijët e vegjël duhet të shmanget patjetër.

gjSipas doktoreshës gjumi i drekës për fëmijët shërben vetëm për rehatinë e të rriturve.

“Gjumi është shumë i rëndësishëm. Fëmijët duhet të flenë në 20:30 duhet të bëhet 10-orarëshi i domosdoshëm deri në 13 vjeç. Gjumi është i panegociueshëm. Është vërtetuar shkencërisht që një njeri nëse nuk fle rregullisht, truri fillon dhe çedon. Pra nuk ndodhin procese trunore, sepse duhet koha”, tha doktoresha.

Ndërkohë ajo këshillon se: “Gjumi i drekës nuk duhet të jetë. Fëmija në drekë duhet të flejë nëse do. Në kopsht duhet hequr, sepse është për të ndenjur rehat të rriturit. Sepse i çrregullon orarin e darkës që duhet të shkojë në 20:30 në krevat”, u shpreh doktoreshë Lira Gjika.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top