FB

April 27, 2022 | 11:33

Fëmijët dhe mjetet elektronike

Në rrugë, në lokal, restorant por edhe në shtëpi, sheh që të gjithë njerëzit janë me aparate elektronike në dorë, madje edhe ata më të moshuarit. Njerëzit janë ose duke komunikuar me dikë, ose duke kërkuar të lidhen me dikë, ose duke kërkuar të marrin një informacion, ose duke përdorur rrjetet sociale. Pra njeriu nuk ecën më vetëm me një çantë apo libër në dorë, por me një mjet, që i kompenson të gjitha, madje mund të kryej edhe veprime bankare.

Nga Lira Gjika

E gjitha kjo tregon arritjen e madhe të shkencës dhe teknikës. Madje falë këtyre mjeteve njeriu mund të jetë në punë dhe të punojë nga kudo. Deri këtu shumë mirë. Mirëpo, të gjithë këta të rritur që këto mjete i mbajnë te koka e krevatit edhe kur flenë i dëgjon të flasin të shqetësuar, për fëmijët, që përdorin pa kriter këto mjetet elektronike dhe nuk është e mundur t’ia u heqësh nga dora përveçse me forcë.

Këta të rritur dhe prindër harrojnë që edhe kur shkojnë t’i marrin fëmijët nga kopshti apo shkolla, nuk e sheh veten që i drejtohet fëmijës por ndërkohë celularin e ka në vesh apo para syve. Të rriturit gati janë nën varësinë totale të këtyre “sendeve” elektronike. Jo më kot specialistët thonë se “sjellja është pasojë”. Modeli janë të rriturit, fëmijët përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë, që bëjnë të rriturit, madje ajo është edhe ëndrra e tyre të bëhen si mami dhe si babi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top