Komunikimi mes prindërve dhe fëmijëve shihet si një përbërës kyç mes marrëdhënies së tyre. Sa më shumë kohë të shpenzojnë së bashku aq me e fortë bëhet marrëdhënia. Por a kalojnë kohë sëbashku?
Sociologët shprehen se në moshën e adoleshencës dhe pubertetit ndikimi i familjes është shumë i rëndësishëm, por pikërisht në këtë periudhë ky komunikim bie. Teknologjia është një faktor tjetër kryesor që ka filluar të ndërhyjë shumë në këtë komunikim duke i humbur vlerën shikimit sy me sy.
Sipas psikologes nëse ne duam të krijojmë një marrëdhënie që është cilësore, të paktën çdo ditë duhet të kalojmë me fëmijët 1 orë duke përfshirë lojërat, dëgjimin aktiv dhe vëmendja e pandërprerë. Temat delikate diskutohen më rrallë në këtë raport. Por sa të hapur janë prindërit për të biseduar rreth këtyre temave?
Kjo marrëdhënie ka një ndikim të madh në shëndetin mendor të fëmijëve.
Burimi lajme.rtsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.