Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Vetëvlerësimi i ka rrënjët në fëmijërinë e hershme dhe ndikohet nga përvojat e fëmijës në lidhje me suksesin dhe dështimin. Ndërveprimi me prindërit ka një rol vendimtar në vetëvlerësimin e fëmijës dhe në vetëvlerësimin që ai do të ketë më vonë si i rritur. Gjatë viteve të shkollës, vetëvlerësimi është i lidhur në mënyrë të konsiderueshme me suksesin shkollor dhe inkurajimin nga familja dhe mësuesit.
Fëmijët me vetëvlerësim të lartë e vlerësojnë veten pozitivisht, mendojnë se kanë aftësi shoqërore, të të mësuarit dhe të tjera. Në të kundërt, fëmijët me vetëvlerësim të ulët nuk mendojnë se kanë aftësinë për të përballuar jetën e përditshme dhe nuk e duan veten e tyre.
Sukseset dhe dështimet mund t’i bëjnë fëmijët të ndihen fitues ose humbës.
Lavdërimi është një mënyrë për të rritur vetëvlerësimin e fëmijëve, por theksimi i tepërt rezulton që fëmijët të mos fitojnë një ndjenjë të vërtetë të së drejtës, së gabuarës dhe kufijve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.