FB

January 25, 2024 | 7:37

Fëmijët e braktisur, problemi social i një shoqërie

Nga Lira Gjika, pediatre

 

Dua t’ju sjell në mendje “fëmijët e braktisur”. Për fat të keq ende tek ne ka foshnja që braktisen që në lindje; vajza që janë pre e abuzimit dhe indiferencës mashkullore, që e shohin femrën një “gjë” në dispozicion të tyre, të cilët nuk e dinë se trupi i tyre prodhoh “farën e jetës”, spermën, që kur bashkohet me vezën e femrës, një jetë e re merr udhë.

kjhgfd

Kjo pavetëdije për veten si edhe nënshtrimi dhe mosrespekti për veten i femrës, “prodhon” viktimat e braktisjes që janë fëmijët e jetimoreve. Ky problem social duhet marrë seriozisht nga shteti e shoqëria në përgjithësi.

Duhet marrë seriozisht edukimi i vajzave dhe djemve që në fëmijërinë e hershme e sidomos shkolla duhet të luajë një rol vendimtar për të edukuar sensin, njohjen dhe respektin për veten dhe jetën.

Një femër, një vajzë, që detyrohet të braktisë fëmijën që në lindje, pa e parë, është tregues i një marrëdhënieje frike në familjen e saj. Është një edukim i mangët shkollor. Është një tregues i një shoqërie problematike patriarkale, që në thelb të saj qëndron dhe kultivohet braktisja, fyerja, nënshtrimi dhe refuzimi.

Një shoqëri ku mashkulli braktis, fyen, tallet dhe femra mbetet viktima e mashkullit dhe e familjes, ose do të abortojë ose do të braktisë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top