Fëmijët kanë më shumë vështirësi se të rriturit për të shprehur frustrimet apo zhgënjimet e tyre nëpërmjet fjalës.
“Një nga sfidat e fëmijërisë është pikërisht të mësuarit e menaxhimit të impulseve normale të agresivitetit dhe kanalizimi i tyre në mënyra prosociale”. (VanFleet, Sywulak and CaparosaSniscak, 2010).
Është shumë e vështirë të rregullosh shprehjet e këtyre emocioneve si frika dhe frustracionet, që i japin jetë manifestimeve të agresivitetit.
Ekzistojnë shumë lloje aktivitetesh dhe lojërash me të cilat fëmijët mund të mësojnë të menaxhojnë zemërimin e tyre. Nëpërmjet lojës fëmija mëson aftësi të reja, që më vonë tenton t’i aplikojë në jetën e përditshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.