Në fokus

January 22, 2020 | 10:40

Fëmijët e qeshur, mësojnë më mirë

Lidhja mes njohurive dhe ndjenjave është thelbësore, pasi e qeshura nxit të mësuarin psiko-motorik, duke filluar që në vitet e para të jetës. Në një studim disa shkencëtarë kanë manipuluar pikërisht luhatjet e humorit, për të kuptuar efektet që ka në nxënien e fëmijëve 18 muajsh.

Fëmijët iu nënshtruan filmave dhe lojërave që i bënin për të qeshur e më pas gjysmës së tyre u kërkuan të bënin detyra të vogla, dhe gjysmës tjetër të imitonin të rriturit dhe të bënin veprime, që shkaktonin të qeshur te bebet e tjera.

Në përfundim të këtij mikro-trajnimi, studiuesit vëzhguan se mes fëmijëve që duhet të bënin gjëra argëtuese 93% e tyre ia dolën mbanë, ndërsa për fëmijët që duhet të bënin detyra “serioze” dhe jo argëtuese suksesi u regjistrua vetëm për 25% të tyre. Ndaj lidhja mes njohjes dhe ndjenjave edhe një herë duket se është thelbësore, duke filluar që në vitet e parë të jetës.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top