Dikur ishte e zakonshme që fëmijët t’i kishin duart e pista, thonjtë pak të zi, të luanin në mes të fushave dhe pluhurit, dhe të lanin duart para se të shkonin në tryezë. Madje, edhe nëse pak ushqim binte në tokë, e kapnin dhe e hanin sërish.
Ndërsa për disa nëna sot, fëmija duhet të jetë i pastër, të bëjë disa herë dush në çdo kohë të ditës: nuk duhet të luajë në tokë, nuk duhet të bëhet pis, të mos kapë asgjë në tokë…
Por, fëmijët kanë nevojë të lëvizin, të shqyrtojnë, të provojnë aventura, duke zbuluar gjëra të reja.
Të bëhesh pis nuk është diçka negative, por është sinonim me një fëmijë të shëndetshëm dhe të lumtur.
Të bërit pis stimulon të mësuarit.
Kur fëmijët kanë mundësinë për të luajtur me ujë, rërë, bojë, xhelatinë ose miell, mësojnë përmes kontaktit, dhe mendimi se janë shumë të bukur është një zbulim emocionues, që stimulon lidhjet e tyre nervore. Duke i lejuar ata të bëhen pis u lejon që të eksperimentojnë me materiale të ndryshme dhe substanca. Këto lojëra, në të cilat nuk ka rregulla dhe mënyrë për të luajtur, nxisin kureshtjen e natyrshme të fëmijëve, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë një qëndrim më të hapur ndaj përvojës.
Prandaj i lejoni fëmijët të bëhen pis!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.