Këshilla & Arsye

September 1, 2016 | 8:00

Fëmijët e vegjël trajtohen si më të vegjlit gjithë jetën

Fëmijët më të vegjël perceptohen si më të vegjël nga sa janë realisht. Sindroma, që i çon nënat të sillen me fëmijët e fundit sikur janë më të vegjël, është shpjeguar në faqet e “Current Biology” nga një grup kërkuesish australianë në Universitetin e Teknologjisë “Swinburne”.

Studiuesit me në krye shkencëtaren Jordy Kaufman, flasin për “baby illusion”, një term që në shqip mund të përkthehet si “iluzioni i fëmijës së fundit”. Kur lind fëmija i dytë, i tretë apo i katërt, vëllezërit e mëdhenj papritmas bëhen të rritur, ndërsa i fundit shndërrohet automatikisht si “më i vogli”. Kërkuesit intervistuan 747 gra me më shumë se një fëmijë. Nënave iu kërkua të vlerësonin gjatësinë e fëmijëve të tyre. Pas kësaj, studiuesit arritën në përfundimin se gjatësia e fëmijëve të mëdhenj i korrespondonte realitetit me fare pak gabime. Ndërsa pjesa më e madhe e femrave (70%) i perceptonte fëmijët e fundit si më të shkurtër, mesatarisht rreth 7.5 centimetra më pak nga sa ata ishin në të vërtetë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top