FB

May 5, 2021 | 9:41

Fëmijët janë më inteligjentë kur nëna fal dashuri

Një studim i “Washington University School of Medicine” ka arritur në përfundimin se dashuria e nënës ndihmon fëmijën. Studiuesit amerikanë kanë analizuar fëmijë të ndryshëm të moshës 3 deri në 6 vjeç, të cilëve i treguan një dhuratë që duhet ta hapnin kur të vinte mami.

Disa nëna e frenuan kuriozitetin e fëmijëve me fjalë të ëmbla dhe përkëdhelje, ndërsa nënat e tjera i ndaluan fëmijët me ton të ashpër. Rezonancat cerebrale të bëra ndër vite me këta fëmijë, treguan se ata që kishin marrë dashuri nga nëna e kishin hipokampusin 10% më të zhvilluar sesa fëmijët e tjerë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 157

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top