Kur mjedisi natyror na rrethoi, na ushqeu, na udhëzoi me ritmet e tij, na mësoi me ligjet e tij, të rriturit ishin më të qetë dhe u dhanë më shumë liri fëmijëve, të cilët mund të vraponin dhe të luanin lirshëm në pyll. Fëmijët natyrshëm mblidhesh në grupe, pa dallim moshe, kujdeseshin për më të vegjlit, dhe të vegjlit imituan dhe mësuan nga të rriturit.
Gjërat që fëmija pëlqen, qëndrojnë në mbretërinë e zemrës deri në pleqëri. Gjëja më e mirë në jetë është që shpirti ynë të mbetet pezull në vende ku kemi luajtur dikur. Khalil Gibran
Kontakti me mjedisin natyror ishte i garantuar, sepse ambienti natyror përkonte me mjedisin jetësor.
Efektet e mjedisit natyror tek fëmija
Fëmijët kanë nevojë të madhe për të lëvizur, mundësisht në një mjedis plot stimuj dhe sfida. Në fakt, natyra rrit aftësitë tona ndijore, të cilat janë mjeti i parë dhe më i rëndësishëm i vetëmbrojtjes. Nëse fëmijët tanë jetojnë në kontakt të ngushtë me natyrën, duke mësuar të shohin botën drejtpërdrejt, ata do të kenë një shans më të mirë për të zhvilluar aftësi psikologjike të mbijetesës, do t’i ndihmojë ata të identifikojnë rrezikun e vërtetë, për pasojë, do të kenë më pak gjasa të shohin rreziqe atje ku nuk ka asnjë.
Të luash në natyrë mund të rrënjosë një vetëbesim instiktiv
Duke studiuar përvoja negative të tilla si stresi ose mungesa e vëmendjes, kemi parë se si mjedisi natyror, në krahasim me mjedisin e ndërtuar, prodhon një numër më të madh të ndryshimeve psikologjike drejt relaksimit, për shembull relaksimin e muskujve ose uljen e presionit të gjakut, dhe një zvogëlim të madh të ndjenjave negative të tilla si frika, zemërimi, trishtimi. Ambienti natyror garanton një efektshmëri më të madhe në ruajtjen e vëmendjes dhe niveleve më të larta të përvojave të mirëqenies. Kjo e fundit interpretohet si një ndjenjë tërheqjeje, braktisjeje, ndjenje në harmoni, të ndjerit gjithccka. Shumë fëmijë duket se përfitojnë nga të qëndruarit jashtë. Jo vetëm që është e këndshme, por pasuria dhe risia e ndjesive stimulojnë zhvillimin e funksioneve të trurit. Dituria është e rrënjosur në perceptim dhe të qenit në kontakt me natyrën është burimi i parë i perceptimit.
Një përfitim tjetër afatgjatë është që fëmija, nëse vendoset në kushte për të shijuar përvoja të shumta pozitive jashtë, me drejtimin e modeleve të përshtatshme, mund të mësojë të kujdeset për mjedisin.
Fëmijët janë lule që nuk duhen vendosur në vazo: ata rriten më së miri kur qëndrojnë jashtë me dritë të hapur. Me diellin në ballë dhe flokët që ua merr era: fëmijët janë lule që duhen rritur në livadhe. Roberto Piumini
Largimi nga natyra: çfarë shkakton
Numri i amerikanëve adultë mbipeshë, u rrit me më shumë se 60% midis viteve 1991 dhe 2000. Midis viteve 1989 dhe 1999 kishte një rritje prej 36% të rasteve me mbipeshë në grupmoshën 2 deri në 5 vjet. Dhe 2 në 10 të rinj amerikanë janë obezë. Kjo vlerë u katërfishua në fund të viteve 1960. Në Shtetet e Bashkuara, fëmijët midis moshës gjashtë dhe njëmbëdhjetë kalojnë më shumë se 40 orë në javë para televizorit ose kompjuterit. Koha e kaluar duke parë shfaqje televizive lidhet drejtpërdrejt me nivelet e dhjamit në trup. Sëmundja e zemrës dhe efektet e tjera negative të pasivitetit tek të rinjtë zakonisht shfaqen pas disa dekadash. Sidoqoftë, u vërejt se mungesa e lëvizjes prodhon një rezultat tjetër, këtë herë menjëherë të dokumentueshëm, domethënë depresioni te fëmijët.
Një fëmijëri e palëvizshme brenda katër mureve të shtëpisë çon në probleme mendore
Gati 8 milion fëmijë amerikanë vuajnë nga çrregullime mendore dhe ADHD është një nga më të përhapurit. Fëmijët me këtë sindromë janë të shqetësuar dhe kanë vështirësi të përqendrohen, të dëgjojnë, të ndjekin udhëzimet në detyrat që u janë besuar. Pacientët mund të jenë agresivë ose asocialë, dhe mund të kenë probleme në mjediset e shkollës. Studime të reja sugjerojnë që kontakti me natyrën mund të zvogëlojë simptomat e çrregullimit të hiperaktivitetit nga mungesa e vëmendjes (ADHD) dhe mund të përmirësojë aftësitë njohëse dhe rezistencën ndaj stresit negativ dhe depresionit tek fëmijët.
Fëmijët jetojnë përmes shqisave. Përvojat ndijore lidhin botën e jashtme me atë të brendshme, të fshehur dhe afektive. Mjedisi natyror është burimi kryesor i stimulimit shqisor dhe, për këtë arsye, liria për të eksploruar dhe luajtur me të përmes shqisave është thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të jetës së brendshme.
Kjo lloj marrëdhënie, e lindur në mënyrë spontane dhe autonome, quhet “lojë e lirë”.
Fëmijët individualë e vënë veten në provë duke ndërvepruar me mjedisin, duke aktivizuar potencialin e tyre dhe duke rindërtuar kulturën njerëzore. Përmbajtja e mjedisit është një faktor vendimtar në këtë proces.
Një mjedis i pasur dhe i hapur gjithmonë do të sigurojë alternativa të vlefshme për kreativitetin, ndërsa një mjedis i mbyllur dhe jo tërheqës do të kufizojë rritjen dhe zhvillimin e një individi ose grupi të vetëm.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi NaturaGiusta
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.