Sipas një raporti të institutit të statistikave në Itali mbi gjysma e fëmijëve midis moshave 11 dhe 17 vjeç kanë pësuar të paktën një episod të ngacmimeve në shkollë vitin e kaluar. Në 6% të rasteve, tallja është shkaktuar nga pamja fizike dhe/ose mënyra e të folurit, kështu që fëmijët me çrregullime të veçanta gjuhësore, kanë tre herë më shumë gjasa për t’u ngacmuar.
Në shënjestër
Për shkak të zgjedhjes së shumë viktimave për të mos raportuar, për shkak të turpit apo frikës nga hakmarrja, vlerësohen se rastet e vërteta janë të paktën 25 herë më shumë se ato të raportuara. Vështirësitë e dukshme në të folur, ndonjëherë edhe të lidhura me spazma të fytyrës ose lëvizje të pavullnetshme, tërheqin vëmendjen e të tjerëve dhe mund ta bëjnë një fëmijë të bjerë në sy si një objektiv të lehtë të talljes. Kjo situatë përkeqësohet nëse mendojmë se vështirësitë në të folur mund të çojnë në tërheqje dhe izolim për të kufizuar mundësitë për konfrontim, duke etiketuar ata që bien në sy si një element i dobët.
Burimi i çrregullimeve të tjera
Të qenit viktimë e ngacmimit, si abuzimi fizik ose seksual, si stres akut dhe kronik mund të ketë implikime të rëndësishme negative në shëndetin fizik dhe mendor, me rrezikun e zhvillimit të problemeve të ndryshme ndonjëherë dhe në afat të gjatë. Përvojat traumatike në fëmijëri dhe adoleshencë, në të vërtetë, aktivizojnë sistemet hormonale dhe neurokimiale të stresit, me dëmtime strukturore dhe funksionale të mundshme të trurit dhe organeve të tjera, ndryshimet e sistemit imunitar, rritje e rrezikut të sëmundjeve.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.