Foshnjat janë dy herë më të rrezikura për të marrë grip të rëndë, nëse kanë një vëlla, ose motër më të madhe.
Fëmijët janë ‘shpërndarës efektivë’ dhe lehtësisht mund të kalojnë viruse mbi vëllezërit e motrat e tyre, thonë hulumtuesit.
Gripi mund të jetë kërcënues për fëmijët e vegjël, sepse mund të shkaktojë infeksione të mushkërive, vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë të lartë.
Pothuajse gjysma e të gjitha rasteve të gripit të rëndë tek foshnjat nën moshën gjashtë muajsh përçohen nga vëllezërit e motrat më të mëdhenj.
Ekspertët ju kujtojnë prindërve rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve më të mëdhenj për të mbrojtur foshnjat në familje – të cilëve zakonisht nuk u jepet vaksina e gripit para moshës dy-vjeçare.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.