Mirëqenie

September 29, 2017 | 10:01

Ushqimet që duhet të konsumoni para stërvitjes apo ushtrimeve fizike

Të gjithë duam të jemi në formën sa më të mirë të mundshme. Shpesh kemi dëgjuar që nuk është mirë të hamë “vakte para stërvitjes” që ushtrimet të jenë më efektive. Por është e rëndësishme që t’i konsumojmë këto vakte për të marrë energjinë që trupi ynë kërkon. Përpara vakteve Ju duhet të konsumoni disa porcione të caktuara të ushqimeve të listuara më poshtë:

1

Nga Anila Kalleshi Dietologe

Nga Anila Kalleshi
Dietologe

 Avokado

Përbërësit:
– Avokado 
-.Kripë
-Lëng limoni jeshil lime
Procedura:
-Prisni 1-2 avokado në copa të vogla.
-Hidhini pak kripë dhe lëng limoni ? 
-Keshillohet te konsumohet 30 minuta para ushtrimeve fizike
Avokado është i pasur në karbohidrate dhe yndyrna te shendetshme.

 Karota
Përbërësit:
-Karrota
-Ujë
Procedura:
-Prisni disa feta karrotë.
-Vendosini në një blender.
-Shtoni një sasi të konsiderushme uji që të përftohet një lëng i hollë.
-Pijeni këtë lëng 15-20 minuta para stërvitjes.
Karrotat janë të pasura me kalium dhe karbohidrate. Karbohidratet e pranishme ju japin energji gjatë stërvitjes. Kaliumi kontrollon nivelin e presionit të gjakut gjatë kontraktimit të muskujve.

 Banane
-Banane
-Gjalp kikiriku
Procedura:
-Prisni 1-2 banane në feta të vogla.
-Shtoni nga një lugë gjalpë kikiriku pjesëve të prera.
-Konsumojeni 30 minuta para ushtrimeve fizike.
Banania është e pasur në hekur dhe karbohidrate. Siguron energji të menjëhershme gjatë stërvitjes. Mund të hani ose 1-2 banane para se të filloni të ushtroheni.

 Tërshëra
-Tërshërë
-Qumësht
-Mjaltë
-Fruta
Procedura:
-Vendosni tërshërën në ujë për 1-2 orë. 
-Prisni frutat (sipas dëshirës) në copa më të vogla.
-Shtoni qumësht, fruta në tërshërë dhe disa pika mjaltë.
-Konsumojeni përpara ushtrimeve fizike.
Tërshëra është e pasur në fibra të cilat ndihmojnë lëshimin e karbohidrateve në gjak. Kjo i siguron trupit energji. Mos hidhni sheqer në tërshërë dhe konsumojeni 1 orë para ushtrimeve fizike.

 Kos natyral

Përbërësit:
-Copa të prera frutash
-Kos natyral 
-Mjaltë
Procedura:
-Në një tas hidhni disa fruta të prera.
-Shtoni dy lugë kos natyral.
-Përziejeni mirë dhe shtoni dy lugë mjaltë në të. 
-Konsumojeni 30 minuta para stërvitjes.
Kosi natyral është i pasur në karbohidrate dhe proteina. Ka kalori të pakta. Eshtë konsideruar si një nga përbërësit më të shëndetshmë që konsumohet para stërvitjes.

2

 Vezët

Përbërësit:
-Vezë
-Kripë
-Piper
Procedura:
-Zieni 1-2 vezë.
-Spërkatini me kripë e piper dhe konsumojeni.
Vezët janë një burim i shkëlqyer proteinash dhe sigurojnë energji trupit. Konsumojini 1 orë para se të filloni ushtrimet fizike.

 Bukë e zezë

Përbërësit:
-Bukë e zezë
-Gjalpë kikiriku
Procedura:
-Merrni disa feta buke te zeze dhe lyejeni me gjalpë kikiriku.
Gjalpi i kikirikut ka një sasi të lartë të karbohidrateve. Konsumojeni këtë “snack” një gjysëm ore para ushtrimeve fizike.

 Qumësht shake

Pëbërësit:
-Qumësht
-Fruta
-Mjaltë
Procedura:
-Merrni fruta sipas dëshirës suaj.
-Hidhini në blender duke i shtuar qumësht.
-Hidhini disa pika mjaltë.
-Kjo pije konsumohet para stërvitjes. Eshte e lehte për tu tretur si dhe cliron energji gjatë ushtrimeve. Shmangni sheqerin në të. Konsumojeni 30 minuta përpara se të stërviteni.

 Fruta dhe arra të thata

Përbërësit:
-Bajame
-Arra dhe fruta të thata 
Procedura:
-Thjesht konsumoni një kombinim me arrave dhe frutave të thata 30 minuta para stërvitjes.
Arrat dhe frutat e thata janë të paketuara me energji kështu që janë një alternativë e shëndetshme për t’u konsumuar para stërvitjes.

 Qiqrat

Përbërësit:
-Qiqra
-Lëng limoni
-Kripë
-Piper
Procedura:
-Vendosini qiqrat në një enë me ujë dhe lëreni gjithë natës.
-Ditën tjetër zijini në tenxhere me presion.
-Merrni qiqrat e zier, shtoni pak kripë, piper dhe shoqërojeni me lëng limoni.
-Konsumojeni një gjysëm ore para stërvitjes.
Qiqrat janë një snack i shkëlqyer dhe i pasur në karbohidrate, proteinash, fibra.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top