Do t’i kenë ndodhur secilit prej jush si fëmijë. Janë situata në të cilat vinte një mysafir, një i afërm dhe ne fjalë për fjalë shpesh na shtynin t’i përshëndesnim me një puthje që nuk donim ta jepnim. Të vuanim nga përqafime që nuk i donim,… na dukeshin të pafundme.
Një zakon që është përcjellë brez pas brezi si të ishte një trashëgimi. Të cilën edhe ne e kemi trashëguar. Po, ne që i urrenim ato përshëndetje të detyruara i shtyjmë fëmijët tanë ta bëjnë këtë. Megjithatë, fëmijët nuk duhet të detyrohen të puthin dhe përqafojnë dikë kur ata nuk duan. Sa do të dëshironim që prindërit tanë të respektonin dëshirat tona?
Se do të na lejonin të përshëndesnim, me respekt po, por pa u sulmuar nga turma e gjyshërve, xhaxhallarëve, miqve dhe fqinjëve që e ndjenin detyrimin të “na hanin me puthje”.
Mos i detyroni fëmijët të puthin dikë
Respekti për të tjerët, sjellja e mirë, mirësia janë vlera dhe rregulla që duhen respektuar. Dhe është mirë që fëmijët të edukohen duke këmbëngulur në këto pika që në moshë të vogël. Por pse të shkojmë më tej kur fëmijët nuk duan?
Fëmijët nuk duhet të detyrohen të puthen dhe të përqafohen, sipas ekspertit
Një artikull interesant në The Guardian, i redaktuar nga Dr.Annalisa Barbieri, shpjegon pse fëmijët nuk duhet të detyrohen të puthin dhe përqafojnë dikë kur ata nuk duan. “Të detyrosh një fëmijë të puthë ose të përqafojë dikë kur ai nuk dëshiron, e bën të ndihet i poshtëruar. E bën atë të mendojë se ajo që ndjen, çfarë dëshiron të bëjë me trupin e tij, nuk ka rëndësi. Dhe se dëshirat dhe ndjenjat e të rriturve kanë më shumë rëndësi.”
“Mendim i dëmshëm, vazhdon ekspertja, sepse pëlqimi i fëmijës në këto raste është thelbësor për zhvillimin e marrëdhënieve ndërpersonale në të ardhmen”.
Themelore për intimitetin e tij të ardhshëm me partnerët e mundshëm. Të jesh i lirë të zgjedhësh kujt t’i japësh kontakt fizik.
“Është gabim ta detyrosh fëmijën të jetë i hapur ndaj të gjitha dinamikave sociale që e rrethojnë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ai është i ekspozuar ndaj grabitqarëve emocionalë ose seksualë në të ardhmen.”
Prandaj, trupi i fëmijës duhet respektuar edhe në një përshëndetje të thjeshtë. Pikërisht si e respektojmë tonën duke mos i dhënë intimitet kujtdo që e kërkon.
Shmangni rreziqet sociale
Një fëmijë i detyruar mund të zhvillojë një personalitet tepër të nënshtruar. Vetëvlerësimi i ulët mund të mos e ndihmojë atë të vendosë kufijtë e nevojshëm mes vetes dhe të tjerëve.
Ndërsa një fëmijë që është mësuar të respektojë ndjenjat e tij do të jetë një i rritur me një kuptim të shëndetshëm të vetvetes.
Si rezultat, ai do të mësojë të jetë empatik, të ketë vetëdije dhe respekt për trupin e tij. Të vendosësh kufijtë e duhur dhe të dish të thuash ” jo” pa u ndjerë në faj.
Lërini fëmijët të kuptojnë se kanë të drejta dhe se meritojnë respekt, do t’i parandalojë ata që të ngacmohen për shembull.
Të mos i detyrosh ata është respektimi i pavarësisë së tyre, e cila është absolutisht e pajtueshme me një edukim të mirë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.