FB

October 4, 2024 | 1:22

Fëmijët nuk ‘humbin’ në rrugë, jo. Fëmijët humbasin brenda shtëpisë

 

Fëmijët nuk “humbin” në rrugë! Një frazë që tingëllon aktuale në këto kohë. Por fakti që fëmijët nuk humbasin rrugës, por më tepër brenda familjes, është një deklaratë që duhet të na bëjë të reflektojmë. Dhe fokusohet pikërisht në marrëdhënien mes fëmijëve dhe prindërve, të cilët janë gjithnjë e më të zënë dhe më pak të pranishëm në jetën dhe rritjen e fëmijëve të tyre.

femija-humbur

Për këtë arsye, në ditët e sotme koncepti që fëmijët nuk humbasin në rrugë por brenda shtëpisë është më i rëndësishëm se kurrë.

“Para se t’i mësoni një fëmije të lexojë, mësojini atij se çfarë është dashuria dhe e vërteta”.

Kjo frazë e Gandit na shtyn të reflektojmë mbi një pikë vendimtare. Ajo e arsimit dhe koha që duhet t’u kushtohet fëmijëve. Pikërisht për t’i parandaluar ata të humbasin, të mos kenë pikë referimi, të mos mund të njohin rrugën përpara.

 

Si të parandaloni që fëmijët të humbasin?

Sot ne jetojmë në një shoqëri thellësisht të ndryshme në krahasim me atë të vetëm njëzet viteve më parë. Por nevojat dhe dëshirat e fëmijëve mbeten të njëjta. Dhe për të parandaluar që fëmijët tuaj të humbasin gjatë rrugës, nevojiten disa gjëra.

E para ka të bëjë me detyrën dhe rolin e prindërve. Ne duhet të marrim pjesën e përgjegjësisë që i takon secilit prej nesh, si prindër dhe si edukatorë, mësues dhe njerëz që ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve. Nuk ka fëmijë të vështirë, ka njerëz me nevoja dhe ndjeshmëri të ndryshme.

E dyta, jo më pak e rëndësishme, ka të bëjë me zgjedhjen që duhet të bëni për kohën dhe cilësinë e marrëdhënieve tuaja me fëmijët. Cilat janë, pra, përbërësit e edukimit korrekt që fëmijët të mos humbasin gjatë rrugës?

Të duash një fëmijë nuk është të kënaqësh të gjitha tekat e tij, nuk është të hapësh të gjithë kufijtë e tij ose të shmangësh t’i japësh atij negativitet. Dashuria autentike është ajo që drejton, ajo që inicion një ndjenjë të vërtetë përgjegjësie tek fëmija shumë herët.

Edukimi cilësor i kupton emocionet dhe përfshin durimin. Fëmija kërkues kërkon dhe vlerëson personin që i kushton kohë dhe dashuri. Ai që di t’u përgjigjet pyetjeve të tij, frikës dhe dyshimeve të tij.

Në këtë mënyrë ne parandalojmë që një fëmijë të ndihet i vetmuar dhe të humbasë në rrugën e jetës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top