FB

February 12, 2021 | 8:35

Fëmijët nuk thonë që kanë ankth, por e tregojnë në shumë mënyra. Ja kur duhet të shqetësoheni…

Fëmija do të ankohet se i dhemb barku dhe vërtet do t’i dhembë barku, mirëpo shkaktari i dhimbjes mund të jetë i natyrës psikike. Studimi të cilin e ka publikuar Child Mind Institute ka treguar që 10% e 30.000 fëmijëve të anketuar nën moshën 18-vjeçare përjetuan një formë të çrregullimit anksioz.

80% e tyre nuk morën ndonjë ndihmë ose terapi. Nëse rasti nuk vlerësohet në kohën e duhur për të zbutur këto shenja mund të shkaktojë probleme me shëndetin mendor të fëmijës. Arsyeja kryesore për shkak të së cilës te fëmijët nuk trajtohet anksioziteti është e vështirë të zbulohet edhe për shkak se fëmijët rrallë tregojnë ndjenja, më së shpeshti për shkak se as vetë nuk dinë t’i artikulojnë dhe t’i kuptojnë emocionet. Mirëpo, ekziston një ndër shenjat kryesore që mund të tregojnë që fëmija është anksiozë – dhimbja e barkut.

Fëmija do të ankohet për dhimbje në bark dhe vërtet barku i dhemb. Në raste të tilla, prindi duhet të flasë me fëmijën dhe të përpiqet të zbulojë atë që e shqetëson. Kuptueshmëria e llojit të ankthit është një nga gjërat më parësore që prindi duhet të bëj. Shenja të tjera të ankthit tek fëmijët janë mungesa e oreksit sepse ankthi ngadalëson metabolizmin dhe tretjen, lodhje e vazhdueshme, probleme me gjumin, dhimbje koke, dhimbje gjoksi dhe probleme me frymëmarrjen.

Shenjat e ankthit tek fëmijët janë nga më të ndryshmet dallim bën edhe temperamenti fëmijës dhe mënyra se si fëmija i manifeston. Fëmijët që vuajnë nga ankthi mund të refuzojnë të shkojnë në shkollë ose të shoqërohen me miqtë, ata nuk mund të jenë në gjendje të përqendrohen dhe të pushojnë, ose mund të jenë shumë nervozë dhe t’i marrin gjërat shumë personalisht. Fëmijët anksiozë nuk duan të jenë vetëm.

Shkaqet e ankthit tek fëmijët janë të shumta. Nga mosha gjashtë muajsh deri në tre vjet, ka një frikë të theksuar nga ndarja, fëmijët parashkollorë mund të kenë frikë nga kafshë të ndryshme, insektet, shkolla ose errësira, ata pak më të rritur do të kenë frikë nga testet e shkollës, ndërsa nëse kanë probleme të komunikojnë me moshatarët, ata do të shmangin shoqërinë.

Fëmijët me ankth mund të kenë jetë të lumtur në rast se ndërhyhet në kohë. Në momentet që simptomat klinike janë të ashpërsuara, rezulton e nevojshme mjekimi farmakologjik i dhënë nga mjeku psikiatër për fëmijë.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top