Pas përfundimit të shkollës dhe me ardhjen e sezonit të ngrohtë është koha që fëmijët të kthehen në normalitet: pas bezdisjeve që lidhen me këtë periudhë izolimi, të cilën të vegjlit e kanë vuajtur po aq sa të rriturit, është mirë të rifilloni një seri zakonesh të mira.
Javët e fundit – falë picave dhe ëmbëlsirave të bëra nga prindërit – fëmijët mund të kenë shtuar peshë. Prandaj është e nevojshme të vendosen disa zakone që parandalojnë shtimin në peshë: jo gjithmonë është e lehtë të vihet re se sa peshë mund të kenë marrë vogëlushët, duke pasur parasysh që në këtë periudhë edhe do të jenë zgjatur.
Në këtë situatë është e nevojshme një ndërhyrje e vogël, duke ndjekur disa rregulla të thjeshta: përfshirjen e sa më shumë frutave në dietë, konsumimin e ujit dhe më shumë lëvizje në jetën e tyre të përditshme.
Para fillimit të pushimeve verore, nuk ka asgjë më të mirë sesa krijimi i kushteve për mirëqenien e të vegjëlve në shtëpi. Sezoni i ngrohtë vjen me fruta të sezonit, të cilat falë shumëllojshmërisë së madhe, lehtësisht mund të zëvendësojnë ushqimet dhe ëmbëlsirat, duke shmangur sheqernat e përpunuar dhe të rafinuar, si dhe ushqimet e pasura me konservues dhe ngjyra.
Profesorja Daniela Lucini, drejtore e Shkollës së Specializimit në mjekësinë sportive dhe ushtrime në Universitetin e Milano, theksoi se: “Qëndrimi në shtëpi mund të ishte një mundësi për tu përmirësuar ushqyerja për të rriturit dhe fëmijët, nëse nuk u arrit të bëhej gjatë bllokimit, mund të bëhet tani. Tani që fëmijët dhe të rinjtë janë akoma në shtëpi dhe kanë kohë, gabimet mund të korrigjohen dhe zakonet e shëndetshme gjithashtu mund të vendosen për të ardhmen”.
Uji dhe lëngjet natyrale nuk mund të mungojnë për të rimbushur të gjitha vitaminat dhe mineralet që janë humbur nga djersitja dhe për të shmangur sheqernat dhe lëngjet me ngjyra artificiale që gjenden në treg. Ato mund të merren nga frutat sezonal, të tilla si luleshtrydhe, pjeshkë, pjepër dhe kajsi, gjithmonë duke ndjekur shijet e fëmijëve tuaj.
Gjithashtu nuk duhet të harrojmë edhe stërvitjen fizike, thelbësore për të gjetur ekuilibrin pas gjithë këtyre javëve në shtëpi, për të shtuar energjinë dhe për të shijuar ditët e bukura të verës. Le të mos presim fillimin e shkollës: është mirë t’i inkurajojmë fëmijët të lëvizin që tani.
Një shëtitje, çiklizmi në park, vrapimi dhe luajtja janë disa ide të thjeshta për të mos i lejuar të vegjlit të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjejnë përsëri hapësirën e tyre në botë.
Burimi / https://dilei.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.