Studim

May 15, 2018 | 9:28

Fëmijët që ecin 15 minuta në ditë janë më të shëndetshëm se moshatarët e tyre jo aktivë

Sipas disa kërkimeve të reja, fëmijët të cilët ecin ose vrapojnë  vetëm një milje në ditë janë dukshëm më të shëndetshëm se bashkëmoshatarët e tyre që qëndrojnë ulur.

Shkollat që marrin pjesë në iniciativën Daily Mile kanë më shumë gjasa të kenë studentë me peshë të shëndetshme, të cilët gjithashtu mund të vrapojnë më shpejt, zbuloi një studim.

Skema Daily Mile u krijua nga një ish-drejtuese në vitin 2012.

Kjo skemë fton çdo ditë nxënësit që largohen nga klasa që të ecin për 15 minuta, ose të vrapojnë një milje duke shkuar disa herë rreth sheshit të lojrave.

Sipas Fondacionit Daily Mile, më shumë se 2,265 shkolla të Mbretërisë së Bashkuar marrin pjesë në këtë skemë, e cila gjithashtu është marrë nga 3,600 shkolla në mbarë botën.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top