Sipas një studimi shkencor, nxënësit e shkollave fillore që konsumojnë mëngjesin çdo ditë kanë rezultate më të mira në shkollë. Ekipi hulumtues i Universitetit Cardiff në Mbretërinë e Bashkuar shqyrtoi rreth 5.000 nxënës të shkollave fillore të moshës 9-11 vjeç. Dhe nga të dhënat e studimit, doli se sa më e mirë cilësia e mëngjesit të një studenti, aq më mirë performanca.
“Ky studim është një provë e fortë se ushqimi i fëmijëve është i lidhur ngushtë me performancën në shkollë. Është e qartë se faktori i parë ndikon në të dytin dhe zhvillimi i një fëmije gjithashtu varet nga dieta e tij, “ tha studiuesi kryesor Hannah Littlecott .
Vlen të përmendet se ky nuk është hulumtimi i parë që provon se një mëngjes i mirë lidhet me shëndetin më të mirë dhe aftësinë për t’u përqendruar. Dhe hulumtime të tjera të ngjashme kanë arritur në të njëjtin përfundim …nxënësi që ha mëngjesin ka nota të mira!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.