Studim

September 13, 2018 | 10:11

Fëmijët që kalojnë shumë kohë me baballarët janë më inteligjentë

Tani është zyrtare: baballarët kanë triumfuar. Sipas hulumtimit të kryer nga një grup studiuesish të Universitetit të Oksfordit, “Imperial College dhe King’s College në Londër”, fëmijët që kalojnë shumë kohë në kontakt me baballarët do të kenë efekte pozitive në zhvillimin psikologjik dhe kognitiv.

Ekspertët regjistruan disa video të 128 etërve ndërsa ndërvepronin, pa lojëra, me fëmijët e tyre tre muajsh; dhe një pjesë tjetër duke lexuar libra për fëmijët e tyre dyvjeçar.

Vëzhgimi i parë tregon se fëmijët që kishin kaluar shumë kohë me një baba që ka ndërvepruar me ta mund të kuptonin më mirë librin e parë më parë dhe t’u përgjigjeshin “impulseve” të ekspertëve, të tilla si njohja e ngjyrave dhe formave të përshkruara, pavarësisht nga gjinia.

Përkundrazi, fëmijët të cilët në vend të kësaj kanë kaluar kohë me baballarët pasiv, të stresuar dhe të shqetësuar, arritën rezultate shumë më të ulëta.

Sipas ekspertëve nuk mjafton vetëm sasia por edhe cilësia e kohës së kaluar që në muajt e parë të jetës, sipas tyre “fëmijët që dy vitet e para të jetës kanë ndërvepruar duke lexuar me një baba të ndjeshëm, të qetë dhe më pak të shqetësuar, e kanë më të zhvilluar aspektin njohës, vëmendjen, gjuhën dhe aftësinë për t’u përballur me problemet”.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / meteoweb.eu

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top